Bekteshi: Me çmim dy herë më të ulët të energjisë elektrike për industrinë ushqimore, për dhjetë ditë presim ulje të çmimeve të ushqimeve

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në brifingun e sotëm me gazetarët, bëri të ditur se sipas informacioneve dhe pritshmërive nga kompanitë e industrisë ushqimore, në periudhën e ardhshme pritet ulje e çmimeve të produkteve ushqimore bazë.

“Në 10 ditët e ardhshme, presim ulje prej 5 deri në 12% të produkteve ushqimore bazë. Sipas vendimit të Qeverisë, me të cilin kompanitë nga industria ushqimore do të marrin dyfishin e çmimit më të ulët të energjisë elektrike, sipas parashikimeve të tyre pritet të ulen çmimet e produkteve ushqimore bazë para Vitit të Ri dhe festave fetare”, deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në brifingun e sotëm me gazetarët.

Ministri Bekteshi gjithashtu informoi se deri në fund të javës do të merret vendim për zgjerimin e listës së kompanive nga industria ushqimore që do të kenë çmime të subvencionuara të energjisë elektrike.

“Lista do të zgjerohet. Do të sjellim edhe kompani nga sektorët e qumështoreve, blegtorive dhe të derrit për të rrumbullaksuar me prodhimin e mishit dhe qumështit. Kjo do të luajë një rol në çmimin përfundimtar për konsumatorët. Nga 1 dhjetori presim ulje edhe më të madhe, nëse në pjesën e lëndëve të para mbetet kështu në lidhje me çmimiet e importit”, tha ministri Bekteshi duke shtuar se lista e të gjitha kompanive që do të marrin energji elektrike të subvencionuar do të dorëzohet në Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe do të bëhen kontrollet e duhura.

“Ftoj konsumatorët dhe qytetarët, nëse konstatojnë se nuk ka ulje të këtyre produkteve sipas përqindjeve, të raportojnë në Inspektoratin Shtetëror të Tregut”, theksoi ministri Bekteshi.

Lidhur me pritjet për çmimet e ngrohjes dhe energjisë elektrike pas Vitit të Ri, ministri Bekteshi tha se nuk pret rritje drastike.

“Qytetarët le të jenë të qetë. Deri në fund të sezonit për ngrohje nuk do të kenë kurrfarë problemi në pjesën e furnizimit me ngroje qendrore dhe energji elektrike. Nuk do të ketë as rritje drastike të çmimeve nga 1 janari edhe për ngorhjen qendrore edhe për energjinë elektrike pasi jemi duke i bërë edhe projeksionet përkatëse. Tashmë Komisioni Rregullator për Energjetik është e gatshme me të gjitha të dhënat për përcaktimin e çmimit për gjashtë muajt e ardhshëm të vitit të ardhshëm. Do të thotë deri në fund të dhjetorit do ta përfundojnë këtë proces dhe presim se nuk ka rritje drastike. Zhvendosje pritet të ketë gjithmonë, por ato bëhen edhe në linjë uljeje edhe ngritjeje. Duhet t’i keni parasysh të dyja opsionet, ndërsa nëse do të jetë në ulje apo ngritje do të vendos KRRE, ndërsa zhvendosja mund të jetë edhe në ulje”, tha ministri Bekteshi. 

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…