Deputetja Fisnike Bekteshi Shaqiri mori pjesë në Akademinë për gratë e reja në politikë organizuar në Varshavë

Deputetja Fisnike Bekteshi Shaqiri mori pjesë në Akademinë për gratë e reja në politik të ODIHR-it, mbështetur nga projekti CHANGE 6-10 nëntor 2022 në Varshavë të Polonisë.

Si një ndër deputetet më të reja në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe një ndër gratë më te reja politikane në vendin tonë, e vetmja shqiptare politikane morri pjesë në Akademinë për gratë e reja në politikë të ODHR-it mbështetur nga projekti CHANGE 2022 Varshavë, Poloni.

Deputetja shpalosi propozimet dhe idetë e saj përpara grave tjera të reja politikane nga Gjorgjia, Uzbekistani, Polonia dhe Maqedonia e Veriut.

-Rritja e kuotës gjinore nga 40% në 50% duke marrë parasysh faktin që gjysma e popullsisë në botë përbëhet 50% nga gjinia femērore dhe rritja e përfaqësimit të pjesëmarrjes së gruas në pushtetin ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.

Ndalimin e dhunës ndaj gruas në politikë dhe sanksionimin e gjuhës së urrejtjes ndaj grave në politikë.

Globalisht, më shumë gra se kurdo më parë po marrin pjesë në politikë. Sidoqoftë, me rritjen e angazhimit politik të grave, është shfaqur një shkallë e rritur dhe e shpeshtë e përgjigjeve të dhunshme që i parandalojnë gratë të ushtrojnë të drejtën e tyre për t’u marrë me politikë dhe jetën publike plotësisht dhe në mënyrë të barabartë. Kryerja e një vlerësimi të dhunës ndaj grave në partitë politike është thelbësore për të kuptuar se si ndikon ajo në pjesëmarrjen e grave në jetën politike dhe cilat masa janë të nevojshme për të luftuar dhe eliminuar dhunën.

Inicimi i një fushate dhe një thirrje globale për të vepruar dhe për të rritur ndërgjegjësimin për të ndaluar dhunën ndaj grave në politikë sepse shumë grave u thuhet se ngacmimi, kërcënimet, abuzimi psikologjik (personalisht dhe në internet), sulmi fizik dhe seksual janë “çmimi i angazhimit në politikë”. Rritja e ndërgjegjësimit për dhunën me të cilën përballen gratë politikisht aktive, për të zbutur ndikimin e saj dhe për ti marrë në përgjegjësi autorët e krimeve.

-Sjellja e një Kodi etik tek të gjithë institucionet shtetërore edhe tek partitē politike sepse zbatimi i standardeve më të mira demokratike bazohet në respektimin e dinjitetit të barabartë të të gjitha qenieve njerëzore, lirinë e shprehjes dhe mendimit, dialogun demokratik, tolerancën dhe respektin e ndërsjelltë, duke luftuar kundër të gjitha formave të pretenduara të epërsisë së një grupi ndaj të tjerëve, si dhe diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes.

-Inicimi i një dhome të veçantë për gjidhënie për deputetet dhe punëtoret e Kuvendit ,që t’iu ofrojë deputetëve që ushqejnë fëmijët e tyre me qumësht gjiri dhe gjithashtu të gjitha të punësuarat në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë Veriut.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…