Nuredini: Riafirmohet bashkëpunimi i mirë dhe i suksesshëm në fushën e mjedisit jetësor

Në seancën e dytë të sotme ndërmjet qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, konfirmuam angazhimet për bashkëpunim intensiv të dy vendeve, duke dhënë një shembull se si mund të ndërtohen marrëdhënie të mira fqinjësore.

Kjo seancë iu kushtua zgjidhjeve specifike për çështjet aktuale me fokus të veçantë te energjia, tek e cila është kthyer vëmendja e gjithë botës.

Nga aspekti i mbrojtjes së mjedisit jetësor, ministritë përkatëse kanë ndërtuar tashmë bashkëpunim të suksesshëm në menaxhimin ndërkufitar të ujërave dhe burimeve natyrore, gjegjësisht me liqenin e Ohrit dhe Prespës, menaxhimin e pellgut të Drinit si dhe rezervatin ndërkufitar të Biosferës të UNESCO-s Ohër-Prespë, për të cilën kanë nënshkruar dhe zbatuar disa marrëveshje dhe memorandume bashkëpunimi.

Mundësi të reja për bashkëpunim u hapën edhe me shpalljen e një pjese të Malit Sharr në vendin tonë për park kombëtar. Duke lidhur dhe ndërtuar një qasje rajonale për menaxhimin e zonave të mbrojtura që kufizohen dhe janë të lidhura natyrshëm, PK Mali Sharr, PK Mavrovë dhe PK Mali Shar në Kosovë dhe Monumenti i Natyrës Koritnik në Shqipëri, u formua një nga tre zonat më të mëdha të mbrojtura në Evropë, dhe kjo ofron shumë mundësi për zhvillim socio-ekonomik.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…