Investimi gjerman në Tetovë, Grubi: Kujdesemi për hapjen e vendeve të reja të punës

Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka dhënë dritë jeshile Marrëveshjen me investitorin e ri gjerman në Tetovë për realizimit të investimit në vlerë prej 9 milionë eurove dhe hapjes së 300 vendeve të reja të punës.

Për këtë çështje ka reaguar Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

Nëpërmes një statusi në rrjetet sociale Grubi ka thënë se vazhdojnë të përkujdeset për krijimin e klimës pozitive të investimit dhe rritjen e vendeve të reja të punës!

“Vazhdojmë të përkujdesemi për krijimin e klimës pozitive të investimit dhe rritjen e vendeve të reja të punës! Në seancën e sotme të Qeverisë sapo miratuam Marrëveshjen me investitorin e ri gjerman në Tetovë që i jep dritë të gjelbër realizimit të investimit në vlerë prej 9 milionë eurove dhe hapjes së 300 vendeve të reja të punës”, ka shkruar Grubi.

https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/680826986740156

Related posts

Kryetari Ahmeti priti deputetin Vengu në sëlinë e BDI-së

Tetovë, 12 maj 2026 Kryetari Ali Ahmeti takoi z. Pirro Vengu, ish-Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe deputet i Kuvendit…

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…