Ademi në KOSAK: Perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Arbër Ademi, sot, më 15 nëntor, në Pragë mbajti fjalim kushtuar Perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të Partneritetit Lindor, në kuadër të ditës së dytë të Konferencës së Komisioneve për Çështje Evropiane-KOSAK.

Ademi e theksoi rëndësinë e procesit të zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor, si një nga mjetet më të forta gjeopolitike dhe të sigurisë për ruajtjen e stabilitetit dhe nxitjen e prosperitetit.

Në këtë kontekst, tha se zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të vazhdojë, në drejtim të procesit të negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, statusit potencial kandidat të Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës, progresit në anëtarësim për negociatat e Malit të Zi dhe Serbisë në BE dhe krijimi i marrëdhënies të qëndrueshme të institucioneve perëndimore me Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë. Për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, theksoi se duhet të arrihet marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke mes dy vendeve.

Në lidhje me proceset tona eurointegruese, theksoi se Maqedonia e Veriut shënoi hapjen e shumëpritur të negociatave dhe se vendi i ka vënë vetes qëllim që deri në vitin 2030 të përfundojnë negociatat për anëtarësim në BE.

Ademi, për agresionin ushtarak rus kundër Ukrainës, tha se paraqet rrezik që mund të ndikojë në ndarjen dhe destabilizimin e Evropës dhe se është e nevojshme të ruhet uniteti i BE-së dhe të jepet përgjigje e përbashkët. Me këtë rast, theksoi mbështetjen tonë të plotë për politikën e solidaritetit me popullin ukrainas, e cila zbatohet nga vendet anëtare të BE-së në drejtim të ofrimit të të gjitha llojeve të ndihmës, si dhe në drejtim të masave të sanksioneve të marra ndaj Rusisë.

Në diskutim u dënua agresioni rus kundër Ukrainës së pavarur, që tregoi në mënyrën më tragjike se sa i rëndësishëm është zgjerimi i BE-së me vendet e Bregut Perëndimor dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore për sigurinë, paqen, unitetin, transformimin demokratik dhe prosperitetin ekonomik të të gjithë kontinentit.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…