Zëvendësministri Hasani në Prishtinë takoi homologun e tij, Syla

Zëvendësministri i Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut,  Bashkim Hasani sot qëndroi për vizitë zyrtare njëditore në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës ku u prit nga homologu i tij zëvendësministri Shemsi Syla.

Në takim u bisedua lidhur me zgjerimin e bashkëpunimit ne fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe në veçanti për mundësinë e shfrytëzimit të kapaciteteve ushtarake të përbashkëta. Hasani gjithashtu theksoi gatishmërinë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Maqedonisë së Veriut për të ndihmuar Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe Republikën e Kosovës në rrugën drejt integrimit të plotë në NATO përmes ndarjes së përvojave të vendit në këtë rrugëtim.

Në kuadër të vizitës në ministri, Hasani vizitoi Qendrën për Studime Universitare dhe Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Zëvendësministri  Syla u falënderua për vizitën dhe bashkëpunimin në mbrojtje dhe me këtë rast shtroi prioritetet e Forcave të Sigurisë së Kosovës. Ai gjithashtu potencoi rëndësinë e Qendrës së Kosovës për Mbrojtje dhe Shpëtim në kuader te FSK dhe mundësinë e shfrytezimit të së njëjtës.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…