Zëvendësdrejtori Zeneli pjesëmarrës në Simpoziumin ndërkombëtar: “Digjitalizimi në kohe krize – përforcues për efikasitet dhe qëndrueshmëri”

Me ftesë të drejtorit të Fondit të Austrisë z. Vinfrid Pingera në periudhën nga data 17-18.11.2022 në Vjenë, Austri zëvendësdrejtori i Fondit pensional Shaip Zeneli, ishte pjesëmarrës në Simpoziumin ndërkombëtar me temë: “Digjitalizimi në kohe krize – përforcues për efikasitet dhe qëndrueshmëri” i organizuar nga Fondi pensional i Austrisë.

Përveç fjalimeve kryesore integruese nga ekspertë të njohur, në ditën e dytë të konferencës pasonte një panel diskutimi nga të gjithë pjesëmarrësit.

Pika e fillimit të temës ishte vëzhgimi i gjendjes momentale në botë pas pandemisë Kovid 19 dhe si Kovid 19 i shtyu të gjithë fillimisht në izolim dhe më pas në punën digjitale / virtuale, i mbështetur nga përdorimi i gjerë i mjeteve digjitale, si ishte përshtatja në atë mjedis dhe sa me sukses u menaxhua nga të gjithë ne.

Nëse digjitalizimi mund të përmbushë premtimet për rritje të vazhdueshme të efikasitetit dhe fleksibilitetit të tij gjatë realizimit.

Nëse po, me cilat shpenzime dhe sfida do të përballeshin institucionet në të ardhmen, ishin pjesë e diskutimeve në ditët e mbajtjes së simpoziumit.

https://www.facebook.com/photo?fbid=10228376077167571&set=pcb.10228376086967816
Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…