Vazhdon në Bruksel skriningu bilateral për kapitullin 24 – Drejtësi, Liri dhe Siguri

Sot dhe 2 ditët në vazhdim në Bruksel fillon skriningun bilateral për kapitullin 24 –Drejtësi, Liri dhe Siguri nga klasteri Vlerat fundamentale.
Zv/Kryeministri Mariçiq si dhe Zv/Kryenegociatorja në bisedimet me BE znj.Drita Abdiu-Halili po kryesojnë ekipin negocioues të përbërë nga përfaqësues nga disa institucione shtetërore, si: Kabineti i Zëvendës kryetarit të Qeverisë për Politika të qeversijes së mirë, Ministria e punëve të brendshme, Ministria e drejtësisë, Ministria e mbrojtjes, Ministria e punëve të jashtme, Ministria e shëndetësisë, Prokuroria publike, Banka pupullore, Policia financiare dhe Sekretariati për çështje evropiane, të cilët gjatë këtyre 3 dotëve do të prezantojnë përpara Komisionit Evropian shkallën e harmonizimit të legjislacionit vendor me atë të BE si dhe kapacitetet institucionale për implementimin e tij.

Maqedonia e Veriut ka punuar në harmonizimin e legjislacionit vendor me atë të BE por gjithashtu edhe në përforcimin e kapaciteteve administrative dhe operative. Ky kapitull kërkon kapacitete institucionale të konsoliduara që bashkëveprojnë me njëra tjetrën duke respektuar standarde të caktuara profesionale.

Kontrolli ndërkufitar, vizat, migracioni i jashtëm, azili, bashkëpunimi policor, lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër terrorizmit, materieve narkotike, bashkëpuinmit doganor dhe ai gjyqësor janë fushat në të cilat është shënuar progres i dukshëm, por ka akoma sfida që duhet bashkërisht të tejkalohen.

Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor ndajnë interesin e përbashkët në drejtim të promovimit sa më të madh të sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Përpara është një proces shumë kompleks dhe kyç i cili ndikon drejtëpëdrejt në jetën e qytetarëve.
Transponimi të vlerave evropiane sa i përket këtij kapitulli do të ndikojë drejt transformimit dhe avancimit të plotë të shoqërisë tonë.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…