“Asnjë biznes nuk mund të fillojë pa ide, gjegjësisht pa kreativitet. Nuk mund të ketë sukses pa njohuri se si të menaxhohen proceset e punës dhe nuk mund të të arrijë pa përpjekje dhe këmbëngulje. Këto janë veçori dhe shkathtësi, themeli i të cilëve fitohet përmes procesit edukativo-arsimor ,ndërsa vazhdon të avancohet në kuadër të arsimit formal dhe joformal dhe përmes përvojave personale dhe përvojave të tjera. Prandaj e domosdoshme është që të kemi sistem arsimor , cilësor dhe inkluziv,ndërsa në atë punojmë intensivisht.
Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në fjalimin e tij në Samitin e dytë REDI (Roma Entrepreneurship Development Initiative), i cili është iniciativë e tre organizatave jofitimprurëse nga Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Serbia, të cilat angazhohen për stabilitet ekonomik dhe përfshirjen financiare të romëve në shoqëritë.
-“Ne po punojmë që të krijojmë institucione arsimore që do të përfshijnë dhe pranojnë të gjithë fëmijët me nevoja të ndryshme arsimore, nga të gjitha bashkësit etnike, dhe kuadri do të jetë i përgatitur dhe mjaftë i motivuar për t’i mësuar të rinjtë se si të orientohen drejt suksesit, pavarësisht nëse vendosin të fillojnë biznesin e tyre apo të përfshihen në punën e ndonjë organizate egzistuese , kompani, institucion-tha Shaqiri. duke shtuar se shteti përpiqet të ndjekë standardet arsimore globale,rrjedhat dhe trendet,kurse digjitalizimi është një nga proceset kyçe që është intensifikuar për periudhën deri sa zgjatë pandemia me Covid.
“Kemi reformë të thellë tanimë që ka depërtuar në disa klasa të para të arsimit fillor. Thelbi i saj është krijimi i një “shkolle të re” në të cilën shtyllat kryesore janë përvetësimi të njohurive të zbatuara në praktikë si dhe aftësitë, përfshirja, përmirësimi i integrimit ndëretnik dhe mbrojtja nga diskriminimi. Në këtë kontekst,edhe politika është avancuar dukshëm duke synuar edukimin e të rinjve rom. Ato mbështeten përmes ndarjes së bursave për arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë, me medidijator arsimor rom, tutorë e tj.Në të njëjtën kohë, të gjitha masat dhe mundësitë e tjera që janë përgjithësisht në dispozicion të të rinjve mund të përdoren nga të rinjtë e komunitetit etnik rom”, theksoi ministri.
Njëkohësisht, edhe të gjitha masat dhe mundësitë e tjera që janë përgjithësisht në dispozicion të të rinjve mund të shfrytëzohen nga të rinjtë e bashkësisë etnike rome ”, theksoi ministri.
Ai tha se romët po marrin gjithnjë e më shumë të drejta dhe mundësi të arsimimit dhe nga ata pritet të integrohen me sukses në shoqëri dhe të jenë pjesë e gjeneratave që do të sjellin një të ardhme sa më të mirë për këtë vend.