Grubi: Qeveria mbetet e përkushtuar të stimulojë investitorët e huaj

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, njëherë edhe Ministër në dikasterin e Sistemit Politik ka deklaruar se Qeveria mbetet e përkushtuar të stimulojë investimin e kompanive ndërkombëtare në vend për të realizuar synimet e jetës më cilësore.

Ai së bashku me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryeministrin Kovaçevski e ministrin Bekteshi sot edhe zyrtarisht përgëzuan udhëheqësinë e KIEL për gatishmërinë e investimit të rreth 9 milionë eurove që do të mundësojnë hapjen e rreth 300 vendeve të reja të punës

“Investimin e ri të paralajmëruar në Tetovë ditë më parë në seancën e Qeverisë, sot e konkretizuam me nënshkrimin e marrëveshjes me kompaninë gjermane Kiel. Bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ministrin e ekonomisë Kreshnik Bekteshi përgëzuam udhëheqësinë e kësaj kompanie për gatishmërinë e investimit të rreth 9 milionë eurove që do të mundësojnë hapjen e rreth 300 vendeve të reja të punës. Qeveria mbetet e përkushtuar të stimulojë investimin e kompanive ndërkombëtare në vend për të realizuar synimet e jetës më cilësore.”, ka shkruar Grubi.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…