1 vit nga aksidenti në Bullgari, Ahmeti: Tragjedi të tilla të mos përjetojmë asnjëherë

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot me rastin e 1 vjetorit të aksidentit tragjik në Bullgari, ka përkujtuar viktimat si dhe përmes një akademie përkujtimore në Kërçovë kanë përkujtuar Gazmend Ukallin, i riu që humbi jetën bashkë me qytetarë tjerë.

Bashkë me qytetarët e Kërçovës, familjen Ukalli, kreun e komunës Fatmir Dehari, miq, shokë dhe gjithë kolegët e punës, e përkujtuam në një Akademi përkujtimore: “Një vit pa birin tonë Gazmend Ukalli”. Sot, përkujtuam edhe qytetarët tjerë që humbën jetën tragjikisht në aksidentin në Bullgari, me shpresë që tragjedi të tilla të mos përjetojmë asnjëherë, ka shkruar mes tjerave Ahmeti.

Një vit pa Gazmendin, mungesa ndjehet jo vetëm tek familja Ukalli por edhe tek të gjithë ne.

Ikja nga kjo botë në moshë të re ka lënë zbrazëtirë të madhe në mbarë Kërçovën, sepse njihej për sinqeritetin dhe elanin që kishte për punë, iku në lule të rinisë.

Bashkë me qytetarët e Kërçovës, familjen Ukalli, kreun e komunës Fatmir Dehari, miq, shokë dhe gjithë kolegët e punës, e përkujtuam në një Akademi përkujtimore: “Një vit pa birin tonë Gazmend Ukalli”.

Sot, përkujtuam edhe qytetarët tjerë që humbën jetën tragjikisht në aksidentin në Bullgari, me shpresë që tragjedi të tilla të mos përjetojmë asnjëherë.

Edhe pas një viti, uroj që shpirti i të gjithë atyre që humbën jetën të prehet në paqe e familjarëve të ju shtohet durimi!

https://www.facebook.com/photo?fbid=677031173791008&set=a.465898698237591
Related posts

Kryetari Ahmeti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Zvicrës, Sh.T.Z. Christoph Sommer

Shkup, 2 shtator 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e…

Kryetari Ahmeti uron 1 shtatorin - fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, uron 1 shtatorin – fillimin e vitit të ri shkollor. Në vazhdim, postimi…

BDI: Qeveria i tërheq 6 milion euro të siguruara për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” mjetet dhe plani ishin gati por kjo qeveri zgjodhi të mos e realizoj ketë projekt

Shkup, 31 gusht 2026 BDI – Konferencë për media Bekim Rexhepi – ish Zëvendës Ministër i Transportit dhe Lidhjeve https://www.facebook.com/share/v/1TM6tRCjv9/?mibextid=wwXIfr Të nderuar…