Ahmeti pret ambasadoren Aggeler: Vazhdojmë rrugën europiane me mbështetje të plotë Amerikane

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot ka pritur në takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Angela Aggeler, të cilës i dëshiroi shumë suksese në detyrën e re.

Bashkëpunimi mes dy vendeve, integrimi europian, ndryshimet kushtetuese dhe reformat, situata politike në vend dhe rajon, si dhe procesi i vetingut ishin vetëm disa tema në të cilat kanë diskutuar Ahmeti dhe Aggeler.

Ahmeti është shprehur se rikthimi I ambasadores Aggeler dhe njohuritë e saj mbi vendin dhe rrethanat do të kontribuojnë në avancimin e marrëdhënieve bilaterale dhe forcimin edhe më të madh të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Z. Ahmeti ka shprehur falenderim për ndihmën amerikane për reformat dhe procesin e integrimit europian.

Integrimi i plotë i vendit tonë dhe i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian është garancë shtesë për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit.

Gjatë takimit, Ahmeti dhe Aggeler kanë biseduar për nevojën e ndryshimeve kushtetuese si kusht për vazhdimin e rrugës europiane, andaj është vlerësuar se të gjithë forcat politike në vend duhet të reflektojnë dhe të mos mbajnë peng të ardhmen e vendit dhe qytetarëve.

Ndërkohë që z. Ahmeti e ritheksoi procesin e vetingut si të nevojshëm për faktin se do jetë forma më e mirë për pastërtinë e figurave në të gjitha sferat që nga politika e deri tek prokurorët dhe gjykatësit, si formë kontrolli para se të njëjtët të zgjidhen në detyra të caktuara.

Z. Ahmeti u shpreh mirënjohës për rolin jetik të SHBA-ve në vend dhe rajon,si dhe theksoi se ai dhe BDI janë partner dhe në dispozicion të plotë për agjendën progresive proeuropiane, sundimin e ligjit, reformave dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Related posts

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…

Pastrimi etnik në institucione: Shqiptarët nën sulmin e qeverisë pa legjitimitet

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon fuqimisht fushatën në vazhdim të diskriminimit etnik dhe “pastrimit institucional” që po vihet në zbatim ndaj…