Nuredini: Është duke u zbatuar një nga rekomandimet më të rëndësishme të UNESCO-së  

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini ka inspektuar sot aktivitetet për restaurimin dhe ridrejtimin e shtratit natyror të lumit Sateska që derdhet në lumin Drini i Zi, në kuadër të vizitës në komunën e Debrcës, së bashku me përfaqësuesit nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP).  

“Ne jemi duke ndërmarrë aktivitete specifike si ministri për të zbatuar angazhimet tona për mbrojtjen e mjedisit jetësor, dhe projektin për restaurimin e shtratit të lumit Sateska dhe ridrejtimin e tij në rrjedhën e tij natyrore, përveç që është një nga aktivitetet kyçe për rritjen e qëndrueshmërisë së rajonit nga rreziqet e përmbytjeve të shkaktuara nga klima ka një rëndësi të veçantë për ne në drejtim të zgjidhjes përfundimtare të problemit mjedisor nga ndikimi i shtratit aktual dhe grykëderdhjes së lumit Sateska në Liqenin e Ohrit. Ndotja e ekosistemit unik të Ohrit është vërejtur si problem kyç dhe pikërisht për këtë është detyrë dhe obligimi ynë që të mbrojmë dhe ruajmë trashëgiminë natyrore dhe kulturore të kësaj zone të rëndësishme të UNESCO-s”, thotë ministri Nuredini. 

Restaurimi i shtratit të lumit Sateska dhe ridrejtimi në rrjedhën e tij natyrore po zbatohet përmes Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, si pjesë e projektit rajonal për menaxhimin e integruar të rrezikut nga përmbytjet rezistente ndaj klimës në pellgun e Drimit, , financuar nga Fondi i Përshtatjes. Përfundimi i plotë i aktiviteteve është planifikuar në fund të muajit mars 2023. 

Related posts

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…

Pastrimi etnik në institucione: Shqiptarët nën sulmin e qeverisë pa legjitimitet

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon fuqimisht fushatën në vazhdim të diskriminimit etnik dhe “pastrimit institucional” që po vihet në zbatim ndaj…