Osmani në vizitë pune në Egjipt

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në cilësinë e kryesuesit aktual të Grupit për Bashkëpunim Mesdhetar të OSBE-së dhe kryetar i ardhshëm i Organizatës, sot (11.12.2022) do të ndodhet për vizitë pune në Republikën Arabe të Egjiptit.

Gjatë vizitës, Osmani do të ketë takim me homologun e tij, Ministrin e Punëve të Jashtme, Sameh Hasan Shukri Selim dhe Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Ahmed Samir Saleh.

Në fokus të diskutimeve do të jetë avancimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Egjiptit, si dhe bashkëpunimi ekonomik dhe rritja e shkëmbimit tregtarë. Njëherit, theksi do të vihet edhe në çështjet aktuale ndërkombëtare dhe sfidat e sigurisë në rajonin e OSBE-së, si dhe prioritetet e politikës së jashtme dhe situatat në mjedisin e afërt të dy vendeve.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…