MASH: SHF “Rilindja” në Likovë do të bëhet me​sallë​ sportive bashkëkohore, për investime kapitale në vitin 2023 janë planifikuar 8,9% më shumë se këtë vit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon të investojë me ritme të përshpejtuara​në infrastrukturën arsimore, për t’iu ofruar fëmijëve dhe të rinjve kushte më të mira për arsim dhe aktivitete sportive, ndërsa​mësimdhënësve ​ ​ dhe kuadrit​ profesional kushte më të mira pune. Në Buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës​për vitin 2023 kemi 18.3 milionë euro për këtë qëllim, që është 8.9% më shumë mjete​se viti aktual. Një pjesë të këtyre mjeteve do t’i destinojmë për​Komunën e Likovës, ku​ sot​diskutuam​ me kryetarin e komunës Erkan Arifi, theksoi​pas takimit ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri.

Nxënësit e f. Llojan dhe Vaksincë, përmes projektit 145 salla, në SHF “Rilindja” në Llojan, do të bëhen me sallë​sportive bashkëkohore , ku do të realizojnë orët e​edukatës fizike, por do të mund të organizojnë edhe aktivitete të tjera sportive dhe rekreative. Ministri gjithashtu informoi se ky nuk është i vetmi aktivitet infrastrukturor në rajonin e Kumanovës.

Ndër të tjera është duke u shqyrtuar mundësia e rregullimit parter​të SHF “Anton Zako Çajupi” në f. Hotël​si dhe të shkollës së rikonstruktuar “Dituria” në Likovë.

Qeveria dhe MASH-i​investojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe të barabartë në të gjitha rajonet dhe komunat e vendit, sepse kujdesi për të rinjtë e këtij vendi është kujdes për të ardhmen e tij.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…