Ekipi amerikan ka mbështetje të plotë në luftën kundër korrupsionit, thotë Osmani

Kryediplomati Bujar Osmani ka shprehur edhe një herë hapur mbështetjen për ekipin amerikan që do të punojë në Maqedoninë e Veriut dhe do të merret me korrupsionin në vend.

“Ata kanë mbështetje absolute që të përfshihen aktivisht në atë pjesë, sepse realisht mendoj se kjo është një periudhë kur duhet të fokusohemi seriozisht në atë çështje (korrupsionin” në aspektin e sundimit të ligjit”, tha Osmani në “Click Plus” në TV21.

“Mendoj se ju kujtohet urdhri ekzekutiv i presidentit amerikan Joe Biden kur tha se SHBA-të do të ndjekin ata që pengojnë procese të rëndësishme në Ballkan, përfshirë Marrëveshjen Kornizë, Marrëveshjen e Prespës dhe zhvillimin ose progresin e përgjithshëm të rajonit apo të shteteve. Dhe e bëjnë, e bëjnë në BeH, në Republikën Srpska me Dodiqin, së fundmi ka pasur një listë të zezë të një prokurori në BeH për shkak të ndikimit të tij për të mos zgjidhur disa çështje të rëndësishme”, nënvizoi mes tjerash Osmani.

Ministri Osmani ka folur edhe për ndryshimet kushtetuese. Sipas tij, e ardhmja e vendit varet nga secili deputet në Kuvend.

“Amandamentet kushtetuese nuk e dëmtojnë në asnjë mënyrë shtetin. Ajo që bëri Kroacia para anëtarësimit në BE, hapi Kushtetutën dhe solli 21 bashkësi etnike, solli maqedonasit aq sa janë në Kroaci, solli shqiptarët, … etj. Këtë duhet ta bëjmë edhe ne në këtë proces, asgjë më shumë”, shtoi Osmani.

Në “Click Plus” u bisedua edhe për raportimet për bomba, të cilat po i shqetësojnë nxënësit dhe qytetarët. Osmani tha se kjo nuk ka lidhje vetëm me vendin tonë.

“Mali i Zi po shkon në mësim online për shkak të të njëjtit lloj të mesazheve, çdo ditë. Dhe nuk është vetëm Mali i Zi, ka edhe vende të tjera në rajon. Është e qartë se është diçka që nuk lidhet vetëm me ne, por me të gjithë rajonin.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…