Shkollës “Luigj Gurakuqi” në Leshnicë të Poshtme nga sot me objekt të ri modern

Nxënësit e Shkollës  Fillore rajonale “Luigj Gurakuqi” në f. Leshnicë e  Poshtme, Komuna e Zhelinës, nga sot mësimin do ta ndjekin në objektin e ri modern shkollor i cili ishte  pjesë e planit investues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, për të cilin janë ndarë rreth 4,5 milionë denarë.

– Me këtë investim edhe një herë dëshmuam se Ministria e Arsimit dhe Shkencës kujdeset për të gjithë nxënësit në vend, pavarësisht nëse bëhet fjalë për mjedis urban apo rural. Të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit meritojnë  proces arsimor bashkëkohorë  dhe modern, i cili nënkupton jo vetëm përmirësimin e planeve dhe programeve mësimore  por edhe përmirësimin e kushteve në të cilat zhvillohet mësimi.

Sipas propozim-buxhetit për vitin 2023, është paraparë edhe  ndërtimi i objekteve të reja për Universitetin “Nënë Tereza”, SHMK “Sami Frashëri” në Kumanovë, si dhe përfundimi i objekteve tashmë të filluara të Fakultetit të Shkencave Informatike  dhe Inxhinierisë Kompjuterike dhe Fakultetit të Kulturës Fizike. Janë paraparë  mjete për rikonstruksionin dhe rinovimin e të gjitha konvikteve të studentëve në vend si dhe rehabilitimin e objekteve ekzistuese të 118 shkollave fillore dhe të mesme.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…