Shaqiri dhe studentët debatojnë për avancimin e ligjit për subvencionimin eracionit për studentë

Masa e subvencionuar e racionit  të studentëve jo vetëm që do të jetë në   disponim  në të ardhmen, por ndërkohë do të përmirësojmë zgjidhjen ligjore sipas nevojave dhe kërkesave të atyre të cilave i referohet. Bëmë premtim dhe pikërishtë sot në takim me studentët po paraqesim propozim për ndryshime që kemi përgatitur dhe pres që ata të japin sugjerime shtesë për të arritur në zgjidhjen që do të jetë mbështetja më e drejtë dhe e vërtetë gjatë studimeve.

Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës, i cili sot ndodhet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në takim me përfaqësues të organizatave dhe shoqatave studentore, ku po diskutohet për përmirësimin e zgjidhjes ligjore që parasheh ndarjen e fondeve për  subvencionimin e racionit të studentëve.

Ndryshimet i referohen disa segmenteve të ligjit- siç ka sqaruar Shaqiri. 

Studentët do ta shfrytëzojnë këtë të drejtë nga e hëna deri  të premtën , pa kufizim të orëve. Përjashtim bën periudha nga 1 korrik deri më 14 shtator, kur shfrytëzuesit  nuk kanë të drejtë të marrin kompensim të të hollave  si dhe për  ditët që nuk punohen   dhe festat zyrtare. 

Gjithashtu, sugjerohet që fondet ditore të pashpenzuara të mos barten për shpenzime të nesërmen.

Në të ardhmen, njësi e posaçme  në MASH do të punojë ekskluzivisht për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave dhe për ushtrimin e të drejtës së ushqimit të subvencionuar të studentëve. 

Më tej, do të përcaktohen bartësit  e transaksioneve të pagesave,gjegjësisht  bankat me të cilat MASH do të lidhë marrëveshje jofinanciare për sigurimin e një numri të mjaftueshëm kartash për përdorimin e racioneve  të subvencionuara të studentëve dhe personalizimin e tyre, ndërsa llogaritë e studentëve do të udhëhiqen  pa pagesë, ndërsa provizioni komisioni për transaksionet do të paguhet nga tregtarët.

Si ofrues të shërbimeve përcaktohen vetëm personat juridikë   të cilët prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqime dhe janë të regjistruar në rrjetin e tregtarëve me kodin përkatës dhe do të regjistrohen në një regjistër që do të mbahet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe publikohet në ueb  faqen e Ministrisë dhe do të azhurnohen  çdo muaj.

Shaqiri pret propozime konstruktive nga studentët deri në përcaktimin e versionit më të mirë të ligjit dhe me këtë, siç u shpreh , Ministria së bashku me Qeverinë vetëm sa po e zgjerojnë edhe më shumë praktikën e bashkëpunimit të përbashkët në politikëbërje.

Ai theksoi se edhe në kushte krize, nevojat e studentëve mbeten prioriteti kryesor i Ministrisë dhe pikërisht  sot po realizohet pagesa e mjeteve për ushqimin e subvencionuar të studentëve për të gjithë studentët që aplikuan dhe plotësuan kriteret sipas zgjidhjes ligjore ekzistuese. Ata do të marrin mjetet për dy muaj e gjysmë, pra për gjysmën e shtatorit dhe për tetor dhe nëntor.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…