Drejtori Halili priti në takim delegacionin kosovar nga ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë

DFIZHT Festim Halili në takim me delegacionin kosovar të kryesuar nga Mentor Sulmeta, drejtor i sektorit të ndërmarrësisë në Ministrinë e industrisë, ndërmarrësisë dhe tregtisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Inovacioni, sipërmarrja dhe zhvillimi i eko sistemeve të të dy vendeve ishin fokusi kryesor i diskutuar nga të dyja palët. Gjithashtu u diskutua për zhvillimin e instrumenteve të reja për mbështetjen e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme, mbështetjen për bizneset fillestare dhe transformimin e tyre digjital.

Në takim u ra dakord për bashkëpunim të mëtejshëm mes dy institucioneve në drejtim të mbështetjes së ekonomive kombëtare dhe sipërmarrjes.

https://www.facebook.com/photo?fbid=714614690229000&set=pcb.714614906895645
Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…