Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm

Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm

Admir Miftari

Admir Miftari ka lindur më 26 gusht 2000 në Gostivar. Arsimin fillor e ka ndjekur në Shkollën Fillore “Liria” në fshatin Raven, ndërsa arsimin e mesëm e ka përfunduar në Gjimnazin Komunal në Gostivar.

Ka përfunduar studimet Bachelor në Shkenca Kompjuterike dhe aktualisht është student në Fakultetin Juridik – Drejtësi. Prej më shumë se pesë vitesh është i angazhuar profesionalisht si software engineer.

Angazhimin politik e ka nisur në vitin 2016 si pjesë e Forumit Rinor. Gjatë kësaj kohe ka mbajtur pozita të rëndësishme organizative, përfshirë Shef të Shtabit Zgjedhor dhe Koordinator të Forumit Rinor në Gostivar në vitin 2024, si dhe Shef të Shtabit Politik të Forumit Rinor në vitin 2025.

Më 20 dhjetor 2025 është zgjedhur Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm dhe Anëtar i Kryesisë.

Flet rrjedhshëm katër gjuhë: shqip, maqedonisht, anglisht dhe boshnjakisht.

Angazhimi i tij bazohet në fuqizimin e rinisë, sundimin e ligjit dhe ndërtimin e një politike moderne, transparente dhe të përgjegjshme.

Related posts

Këshilli i Përgjithshëm

Anëtare e zgjedhur e Këshillit të Përgjithshëm Shqipdona Mazari Shqipdona Mazari është lindur në Strugë. Ajo është një studente e përkushtuar dhe…

Këshilli i Përgjithshëm

Anëtar i zgjedhur i Këshillit të Përgjithshëm Gazmend Mehmedi Gazmend Memedi, i lindur më 19 qershor 1982 në Gostivar, rrjedh nga fshati…

Këshilli i Përgjithshëm

Anëtar i zgjedhur i Këshillit të Përgjithshëm Sadush Arifi Sadush Arifi, i lindur në vitin 1979 në fshatin Radushë, Komuna e Sarajit,…