Ahmeti: 22 nëntori i Manastirit ka të njëjtën peshë me 10 qershorin e Prizrenit dhe 28 nëntorin e Vlorës

“Përmbi zâ që lëshon bylbyli, gjuha shqipe m’shungullon; përmbi erë, qi nep zymbyli, pa ‘da zemrën ma ngushëllon. Gegë e toskë, malësi, jallia jan’ nj komb, m’u dam s’duron, fundë e majë nji âsht Shqipnia, e nji gjuhë t’gjith’na bashkon.”Përmes disa vargjeve të poezisë “Gjuha Shqipe” e të madhit Ndre Mjeda, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar shqiptarët me rastin e shënimit të 22 nëntorit, ditës së alfabetit shqip.Ahmeti në faqen e tij zyrtare në facebook gjithashtu ka shkruar se 22 nëntori i Manastirit, bashkë me 10 qershorin e Prizrenit dhe 28 nëntorin e Vlorës janë shtyllat e kodit bashkëkohor identitar të shqiptarëve.Kreu i integristëve, po ashtu ka shkruar se u është mirënjohës rilindësve dhe atdhetarëve ndër dekada e shekuj.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…