Ahmeti: Deri në fund të vitit shpresoj në zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka thënë se pret që deri në fund të vitit të ketë zgjidhje të kontestit me Bullgarinë.Në një intervistë për TV21, ai në mes tjerash tha se këto ditë është dërguar ofertë për palën bullgare, duke shtuar se pret përgjigje pozitive. “Tejkalimi i kontestit në mes dy palëve është çështje kohe. Nuk është koha që të ndaj me opinionin ofertat ose dokumentet e fundit që janë këmbyer. Do të presim ta shohim reagimin e Bullgarisë”, tha Ahmeti, duke shtuar se angazhimi i ministrit Bujar Osmani, do të ketë rezultate.“Është shumë e rëndësishme të tregojmë para gjithë qytetarëve, sidomos para maqedonasve, se të mirat dhe të këqijat i ndajmë bashkë, se do të jemi krahpërkrahë deri në zgjidhjen e këtij kontesti”, tha Ahmeti.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…