Ahmeti – Gençovska: Çdo vonesë shkon në dëm të komunitetit bullgar në vend

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti ka pritur në takim ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, znj. Teodora Gençovska.Ahmeti dhe Gençovska kanë diskutuar mbi kontestin mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, zgjidhje kjo e cila do i jepte dritë jeshile vendit për të filluar bisedimet me Bashkimin Europian dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, derisa vendi tashmë i ka plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme.Kreu i BDI-së Ahmeti gjatë këtij takimi ka thënë se çdo vonesë e paraqitur në zgjidhjen kontestit mes Shkupit dhe Sofjes zyrtare shkon në dëm të komunitetit bullgar në vend.Kryetari Ahmeti ftoi autoritetet bulgare për rritje të besimit të ndërsjellë dhe bashkë të punojmë për epilog pozitiv për kontestin bilateral duke ngushtuar hapësirat për veprim të agjendave në vend e rajon që nuk përkojnë me përcaktimet tona perëndimore.Nga mbyllja e menjëhershme e këtij kontesti do të përfitonte komuniteti bullgar në vendin tonë, rajoni dhe Europa, por gjithmonë pa e cënuar identitetin kombëtar e gjuhësor të bashkëqytetarëve tanë.Zgjidhja e kontestit mes dy vendeve kontribuon në paqen, sigurinë dhe stabilitetin e mbarë rajonit. Qytetarët tashmë presin rezultate pozitive në gjetjen e gjuhës së përbashkët në zgjidhjen e kontestit mes dy vendeve pasiqë Europa nuk është në paqe të plotë pa Ballkanin Perëndimor.Ahmeti dhe Gençovska gjatë takimit kanë theksuar se është e nevojshme që të intensifikohen edhe shkëmbimet tregtare dhe kulturore midis dy vendeve tona për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe njohjen më të mirë midis nesh.

Related posts

Kryetari Ahmeti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Zvicrës, Sh.T.Z. Christoph Sommer

Shkup, 2 shtator 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e…

Kryetari Ahmeti uron 1 shtatorin - fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, uron 1 shtatorin – fillimin e vitit të ri shkollor. Në vazhdim, postimi…

BDI: Qeveria i tërheq 6 milion euro të siguruara për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” mjetet dhe plani ishin gati por kjo qeveri zgjodhi të mos e realizoj ketë projekt

Shkup, 31 gusht 2026 BDI – Konferencë për media Bekim Rexhepi – ish Zëvendës Ministër i Transportit dhe Lidhjeve https://www.facebook.com/share/v/1TM6tRCjv9/?mibextid=wwXIfr Të nderuar…