Bashkimi Demokratik për Integrim në tubimin e mbrëmshëm në fshatin Shipkovicë të Tetovës ka vazhduar sot fushatën e saj parazgjedhore duke prezantuar kandidatin për kryetar të kësaj komune Teuta Arifin, listën e kandidatëve për këshilltarë të kryesuar nga Blerim Osmani, si dhe programin e punës për mandatin e ri katëvjeçar. Banorëve të Shipkovicës iu drejtuan kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, kandidati për kryetar komune Teuta Arifi dhe bartësi i listës për këshilltarë Blerim Osmani. Kryetari i Bashkimit Demokratik përf Integrim Ali Ahmeti në fjalimin e tij ka thënë se Teuta Arifi do të ketë të gjithë përkrahjen e Bashkimit Demokratik për Integrim drejt fitores së rradhës dhe vazhdimësisë së zhvillimit të Tetovës. “Të rrëfej një kujtim nga këto hapësira në vitin 2001 bashkë me bashkëudhëtarë mbrëmjeve ose gjatë ditës nëse gjenim hapësirë bënim një rrugë nga Shipkovica këtu, nga shtabi deri te ura e Brodecit ose edhe merrnim rrugë deri në Veshallë. Takoja njerëz të vendit, bisedoja me ta të gjithë pa përjashtim thoshin por më bënte përshtypje ajo thirrja e bukur “O Ali Ahmeti” a e sheh atë andej? Po e shoh. Ma ka vra kalin ma ka vra. Pse i thash, pse ta ka vra kalin? Ai PPD unë PDSH. Takoja tjetrin “O Ali Ahmeti”. A e shef atë andej, mi ka djeg mullarët. Pse o axhë ti ka djeg mullarët. Të gjithë këta të afërt, tezakë, i hallës i dajës. Ai PPD unë PDSH. Ulem e bisedoj me z.Xhaferi me z.Imeri u them më besoni unë nuk kam hyrë të bëj parti politike. Unë kam hyrë në këtë veprimtari për tu çliru vendi, për tu barazu shqiptarët dhe lus Zotin që Marrëveshja e Ohrit të jetësohet dhe të materializohet por unë në parti politike nuk kam hyrë dhe u rrëfej të gjithë njerëzit çka më thoshin. E bëmë Këshillin koordinues fatkeqësisht nuk mbijetoi dhe të dy pleqtë më thanë bëne shtëpinë tënde sepse ndryshe nuk ia del dot. U bë shtëpia ime. Nuk e kisha idenë ashtu siç e tha edhe Teuta. Të hysh në politikë sigurisht që dikush edhe do të të shajë, dikush edhe do të përqeshë, dikush edhe do të të nëpërkëmbë. Ua them si vëllau vëllaut, punën e parë që e kam bërë kur kam hyrë në politikë e kam hequr koburen sepse në politikë nuk hyhet me kobure në brez. As nuk hyhet të bësh luftë. Misionin e kisha marrë nga thellësia e këtyre malësorëve. Nuk jemi shumë për tu ndarë e për tu përçarë. Sa më bashkë të jemi aq më të fortë jemi edhe pranë vendorëve edhe pranë ndërkombëtarëve. Me të dalë me agjendën e blertë pas dy ditësh ka kërkuar takim përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara këtu në Maqedoni, dy orë kemi folur për agjendën e gjelbërt dhe hiç pa ngurim ma tha 183 milionë dollarë pikërisht për këto përcaktime për këto agjenda ne i kemi të gatshme. Ne po u paraprijmë proçeseve. Agjenda para jush është agjendë fitimtare për të gjithë ne edhe për gjenerata që do vijnë pas nesh”, ka thënë para banorëve të Shipkovicës, kryetari i BDI-së Ahmeti. Nuk ka projekt që e kemi premtuar dhe nuk e kemi realizuar, nuk ka rrugë që nuk asfaltohet, nuk ka projekt që e premton Teuta e nuk do e realizojë, ka theksuar Grubi. “Të ju them sinqerisht ndihem shumë komod. Është hera e parë që unë drejtohem para malësisë së Tetovës. Kam një emocion të veçantë sepse gjithmonë e kam ndierë malësinë e Tetovës si boshti kurizor jo vetëm i BDI-së por edhe i gjithë shqiptarëve, si kodi identitar i BDI dhe prandaj jam i nderuar që jam para jush këtu të kërkoj përkrahjen për Teutën dhe nuk kam asnjë dyshim për fitore në të gjitha komunat nga Likova deri në Strugë sepse kemi ofertën më të mirë, për arsye se të gjitha punët që i premtojmë edhe i realizojmë. Nuk ka projekt që e kemi premtuar dhe nuk e kemi realizuar, nuk ka rrugë që nuk asfaltohet, nuk ka projekt që e premton Teuta e nuk do e realizojë, sepse qëndrojmë prapa të gjithë ne sepse Teuta është e jona”, ka theksuar kështu Artan Grubi para banorëve të Shipkovicës. Për 8 vite me rradhë kemi pasur ditë të lehta e të vështira por gjatë kësaj periudhe jemi përpjekur të bëjm më të mirën për ju, tha mes tjerave znj. Arifi. “Të jesh këtu në këtë takim të sotëm nuk mund të flasish nga emocionet, nuk mund që të kthehesh në një kohë kur mbase shumë njerëz nuk kanë mund të mendojnë se mund të bëhen realitet, kanë qenë kohëra të luftrave i ndjekur nga banorët e këtij vendi, ka qenë ai ideal i ndryshimit për të cilin kemi menduar dhe besuar të gjithë. Ne me kryetarin këtu në fillimet e idesë për themelimin e BDI nuk është se nuk e kemi biseduar edhe atë se duhet të jetë një grua nënkryetare dhe kandidate për deputet, më duhet të ju them se ka qenë një ide jashtëzakonisht revolucionare. Kemi punuar dhe vazhdojmë të punojmë bashkë, jemi në një prespektivë tjetër dhe sot flasim në një sallë sporti që flet për angazhimin e rritjes së standardeve. Tetova është qytet i dijes. Ky vend, është i dashamirësisë së dijes dhe ndryshimit që është shekullore dhe ndryshimit që kemi ecur bashkërisht. Kemi bë dhe një ndryshim tjetër, çerdhen e parë ditore e kemi hapur pikërisht në këtë vendbanim, qëllimi ka qenë që fëmijët të kenë edukimin e nevojshëm. Për 8 vite me rradhë kemi pasur ditë të lehta e të vështira por gjatë kësaj periudhe jemi përpjekur të bëjm më të mirën për ju. Ju ftoj që ndryshimin ta bëjmë më 17, për të treguar se ne jemi ata të cilët forcën e kemi dhe ndryshimin e bëjmë vet. Mandatin e dua prej juve e jo prej pazareve, për një jetë më të mirë”, ka theksuar kandidatja për kryetare të komunës së Tetovës, Teuta Arifi. Bashkimi Demokratik për Integrim, sot do të vazhdojë fushatën parazgjedhore me tubimin që do të mbajë në komunën e Bogovinës, ku do të prezantojë kandidatin për kryetar komune dhe listën e kandidatëve për këshilltarë. Video material: https://ëetransfer.com/doënloads/cfd5bd37a9fef068304ae8110918e0d020211006000511/b6ba069bd503734613133b515973398220211006000539/a310cc