Zhvillimi Ekonomik Lokal prioritet në Programin për Gostivarin që duam

“Zhvillimi Ekonomik Lokal llogarisim që ka stagnuar në katër vitet e kaluara, i kemi përkushtuar rëndësi të madhe në Programin psër Gostivarin që duam. Zhvillimi Ekonomik Lokal do ta arrijmë përmes: përkrahjes institucionale të biznesit lokal, përkrahje të bujqësisë, turizmit, ekoturizmit dhe agroturizmit”, kështu tha në konferencën për shtyp Halim Zeqiri kandidat për këshilltar nga radhët e BDI dhe Iniciativës për Gostivarin që dua. Kemi paraparë, tha ai, hapjen e zyrës për promovim dhe tërheqje të investimeve; zvogëlim të taksave komunale në zonat industriale për 50% dhe lehtësime të tjera, promovim dhe krijim të partneritetit publiko – privat; zvogëlim të tatimeve dhe taksave komunale për çdo ndërmarrje të vogël dhe të mesme që do të promovojë produkte të reja ose shërbime në treg; subvencionim për ndërmarrjet tregtare, prodhuese apo shërbyese që gjatë sezonit veror do të punësojnë nxënës praktikantë nga shkollat e mesme profesionale të vitit të tretë dhe të katërt zvogëlim të tatimeve dhe taksave komunale deri në 50% për bizneset lokale në afat të pacaktuar; si dhe shlyerja e obligimeve të vjetra si të hyra tatimore dhe taksa komunale. “Sa i përket bujqësisë kemi paraparë krijimi i një departamenti i bujqësisë në kuadër të Komunes, ku bujqit përvec se në Ministrinë e Bujqësisë për kulturat e mbjella do mund të aplikojnë për subvencione edhe në sektorin e Bujqësisë në Komunën e Gostivarit; Përkrahje për persona e papunësuar të cilët duan të fillojnë të merren me biznes bujqësor. (3000-5000 euro për biznes bujqësor); përkrahje për litër qumësht të dërguar në Qumështore (2 den për litër); 50%-75% kthim të mjeteve për investimet nër të mbjella për pemë shumëvjeçare (maksimum 1000 euro për aplikant); si dhe shumë nisma e projekte të tjera”, shtoi Zeqiri. Në programin për Gostivarin që dua, tha Zeqiri, për përkrahje të turizmit, ekoturizmit dhe agroturizmit, kemi paraparë: organizim I festivalit ushqimor agrar; përgatitja e shtigjeve malore për Hiking dhe montainbaiking, gjetja e një shkëmbi për ngjitje në shkëmb, një trend i ri dhe shumë tërheqës, shenjëzimi, promovimi dhe pregatitja e kushteve për vizitën e shpellës ‘’Bukuroshja’’, si dhe shumë projekte të tjera. Andaj, Zgjidh Jetë, Voto Blertë.

Related posts

Kryetari Ahmeti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Zvicrës, Sh.T.Z. Christoph Sommer

Shkup, 2 shtator 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e…

Kryetari Ahmeti uron 1 shtatorin - fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, uron 1 shtatorin – fillimin e vitit të ri shkollor. Në vazhdim, postimi…

BDI: Qeveria i tërheq 6 milion euro të siguruara për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” mjetet dhe plani ishin gati por kjo qeveri zgjodhi të mos e realizoj ketë projekt

Shkup, 31 gusht 2026 BDI – Konferencë për media Bekim Rexhepi – ish Zëvendës Ministër i Transportit dhe Lidhjeve https://www.facebook.com/share/v/1TM6tRCjv9/?mibextid=wwXIfr Të nderuar…