Sonte, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe kryetari Ali Ahmeti kanë mbajtur tubim në Çair në një pritje jashtëzakonisht e madhe nga aktivistët e BDI. Para të pranishmëve, krahas kryetarit Ahmeti, fjalë rasti kanë mbajtur edhe kryepalamentari Xhaferi, zëvendës kryeministri i parë Grubi, ministri i Jashtëm Osmani si dhe sekretari i përgjithshëm i BDI, Faton Ahmeti.
Ali Ahmeti – Kryetar i BDI-së
Do doja të ndaj një gëzim sonte me të gjithë ju për arritjen historike që Kosova bëri më 18 mars në Ohër, duke hapur shtigjet drejt anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare që nga BE, NATO e deri në OKB. Kjo është marrëveshja që siguron rrugën e sigurtë të Kosovës, ndaj urime kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe gjithë popullit, sepse Kosova ka pasur legjitimitetin por tashmë Kosova ka legjitimitet, sovranitet dhe është shtet sovran. Ndaj ju uroj punë të mbarë. Ne 20 vite kemi punuar që njerëzit të jenë bashkë, ndaj sonte u ndala edhe në Çair si vazhdë e takimeve që kam pasur nga Pollogu e deri në Shkup. Kohëve të fundit shumë po ju ngelet hatri, por te unë kthim prapa ska! Unë respektoj vendimet e shumicës së organeve partiake, por unë nuk mund të dal nga rruga e trasuar me gjak e me vlera, ndaj një përshëndetje speciale shkon për bashkëluftëtarët e mi dhe familjet e dëshmorëve. Misioni ynë nisi për bashkim, për të ju dhënë shqiptarëve atë që e kanë merituar historikisht, lirinë, drejtësinë, barazinë, sepse fjala e lirë dhe mendimi pa kufi është anarki! Unë, Talat Xhaferi dhe të gjithë si në, duhet të punojmë që këtë rrugë të ua shtrojmë e begatojmë gjeneratave të reja sepse kohërat kanë ndryshuar. Sot kërkohet arsimim, cilësi e ekspertë, ndaj unë jam shumë krenar me ekipin që ka BDI në qeveri, dhe këtë krenari ma shton më shumë kur marr komplimente nga përfaqësuesit ndërkombëtar se sa imazh të mirë kemi. Ne duhet të mbështesim gjithë ato kuadro profesionale që të tregojnë aftësitë e tyre, jo të ngulfasim BDI-në, sepse kemi 100 mijë deri në 152 mijë votues këtu e në 20 vitet e ardhshme… Hapni krahët dhe pranoni të rinjtë, pranoni të ardhmen, sepse nuk mund të jemi pjesë e Europës pa cilësi e kuadro profesionale. Në vitin 2001 më thoshin po çka të duhet Arbën Xhaferi e Imer Imeri, JO, na duheshin sepse neve na duhej bashkim dhe unitet më shumë se kurrë. Kemi tejkaluar veten për shumë çështje, sepse uniteti të bën të rëndësishëm, sepse ne kemi përgjegjësi morale e kombëtare që shqiptarët të jenë aty ku e meritojnë. Ne nuk vijmë nga kancelaritë e as ekranet televizive, por vijmë nga ushtritë e lufta, për të përmbysur një sistem të vjetër e për të vendosur sistemin e barazisë. Frontit për BDI nuk duhet të frikësohet askush. Kam folur me shume liderë politike, ju kam thënë t’i lënë anash inatet e dokrrat, por të bashkohemi e ta bëjmë këtë vend Europë, sepse anëtarësimi i vendit tonë në BE është shërbimi më i madh që mund të ju bëjmë familjeve shqiptare duke ndalur emigracionin. Nuk ndalet rruga drejt BE-së me propaganda, ndaj Artan, ne nuk jemi tren por jemi urgan i pandalshëm, mos i dilni para urganit se ju shkelë, tha Ahmeti.
Talat Xhaferi – Kryetar i Kuvendit
Sot kujtojmë amanetin e atyre që luftuan në 2001-shin, atyre që dhanë jetën në 2001-shin. Nuk do të flas shumë mirëpo do të përmend një çështje, na thanë largoni duart nga kazinot. Ne duart i kemi larg atyre punëve, mirëpo po bëjmë të pamundurën që ato kazino të largohen nga vendbanimet dhe vendet e diturisë, ne nuk bëjmë fjalë, por me ligj zbatojmë kërkesat e kahmotshme të qytetarëve. Misionin që e kemi marrë përsipër ne e çojmë deri në fund, sepse në nuk merremi me shpifje e fjalë boshe por realizojmë dhe zbatojmë, vlerësoi Xhaferi.
Artan Grubi – Zëvendës kryeministër i parë
Mirë se erdhet tek mahalla e çunit. Ky çuni i kësaj mahallë më shumë çuna e çupa tjerë, para dy viteve bënim thirrje të votojmë kandidatin e propozuar nga Ali Ahmeti, sepse ne e kemi ndarë mendjen të jemi të rënditur si fishekë në karikator dhe fituar. Sonte jemi këtu sepse kemi nevojë për pajtim e unifikim, jo për përcarje dhe ndarje. Dora ime mbetet e shtruar, sepse unë nuk kam mëri e hatërmbetje, jemi mësuar te jemi bashkë sepse ashtu e do koha dhe është momenti i duhur. Ne të gjithë bashkë po e trasojmë rruget e BDI-së për interesa të kombit e jo të individit, sepse BDI është e të gjithëve jo e dissave. U pajtua edhe Luizi me Oltën, i kërkoj falje! Çairi nuk është bukëpërmbystë, Çairi e Shkupi janë të Ali Ahmetit. Frikë nga gara dhe konkurrenca ka vetëm i dobëti. Asgje nuk filloi dhe nuk do të përfundoj as me mua e as me dikë tjetër, vetëm fryma e Ali Ahmetit duhet të jetë e përjetshme sepse është më e mira për shqiptarët. BDI ka frymëzuar në cdo gjenerate, ndaj nuk ulim më nivel, por garojmë për nivele më të larta. Na lini të punojmë, mos u bëni mashë në dorë të huaj! Shpërndamë administratorët, ua njohëm diplomat, zbatuam gjuhën shqipe, u bë regjistrimi, u themeluan institucione shqiptare, tejkaluam krizën e Covid-it dhe krizën energjetike, rritem pagat e ulën papunësinë, realizuam buxhetin shtetëror në përpikmëri, ndajmë fonde rekorde për Korridorin 8 dhe rrugën e Bllacës, e shumë investime të tjera. Asnjë projekt nuk ngec për arsye të qeverisë, përkundrazi investojmë në zonat shqiptare! Do largohen dhe kazinot 500 metra nga shkollat dhe xhamitë. Nuk mund të rri pa përmendur një moment epik, u shfaq një skepticizem se s’do bëhet korridori 8, por u nënshkrua kontrata për projektin më të madh infrastrukturor që nga Maqedonia e pavarur, sepse bashkohemi me Kosovën dhe Shqipërinë. Çka bëjmë në sot na përcakton të sotmen, të nesërmen, e të ardhmen, ndaj duam të mbahemi mend që i kemi qëndruar pranë rilindasit të fundit të popullit tonë, Ali Ahmetit. E pamë në video nje tunel me drite në fund, zakonisht drita simbolizon shpresën, mirëpo unë do thoja se: Trenit nuk i dilet përpara, deklaroi Grubi.
Faton Ahmeti – Sekretar gjeneral i BDI
I kam ndjekur me vëmendje të gjitha takimet e këshillave vendore, ndaj sonte ju përgëzoj juve për organizimin e këtij tubimi. Nga këtu japim mesazhin se ne jemi pas rilindasit të fundit, vizionarit, Ali Ahmeti. Ky proces është vendimtarë për vendin, për të tashmë dhe të ardhmen, për të harmonizuar qendrimet tona me standardet e BE-së. Kur skeptikët mohonin mundin tonë për anëtarësim në NATO, në fituam. Tani është mision BE-ja, prap po flasin mirëpo në do të fitojmë përsëri, nga kjo sallë sonte në ju themi së Ali Ahmeti plagë të hapura e punë të papërfunduara kurrë nuk ka lënë pas. BDI gjithmonë ka pasur përgjëgjësi për punët që ka menaxhuar, ndaj gjithmonë kemi pasur sukses. Urtësia dhe mençuria e liderit tonë i shërben gjithmonë kauzës kombëtare, kemi fatin të mësojmë nga Ali Ahmeti, shumë gjenerata u rriten dhe u profesionalizuan nga mundi dhe mundësia e tij. Ky është Ali Ahmeti, ai që hap shtigjë për gjeneratat e reja, ka thënë Faton Ahmeti.
Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme
Sot u zgjova më një mesazh të bukur: Urime për punën në Ohër, përcjellja z.Ahmetit se asnjë punë nuk bëhet pa ju! Ndaj faleminderit shumë që jeni sonte këtu e që jeni kaq shumë, që jeni mbledhur për krenarinë tonë, për prijesin, Ali Ahmeti. Jam falënderues ndaj z.Ahmeti për besimin që më tha të jem koordinues i këtij aktiviteti. Çdo banor i Çairit ka ndjerë dorën e ngrohtë të Ali Ahmetit, investuar në arsimin, formim të kuadrove që na bëjnë krenar, ndaj faleminderit Ali Ahmeti. Aktivistët e Çairit janë besnik ndaj politikave dhe misioneve tuaja, politikave vizionare që gjithmonë triumfojnë. Ali Ahmeti nuk kujdeset për titujt e gazetave por për fatin e shqiptarëve sot e nesër. Jemi të mobilizuar një për një, jemi entuziast për partinë tonë. E shtuna e Ohrit ishte ditë krenarie, e pash se sa krenar jam që jam krah Ali Ahmetit, për faktin që u zgjodh Ohri pë rata dialog e marëveshje ku do të pranohej shtetësia e Kosovës, marrëveshje e ndërmjetësuar nga Washingtoni e Brukseli. Jemi shtet kryesues me OSBE, jemi në NATO, jemi shtet i marrëveshjeve të mëdha, e do të jemi dhe në BE. Vetë prezenca e Ali Ahmetit i dha peshë ditës së shtunë, kur i tha delegacionit Kosovar se ne jemi krah jush në çdo vendim përparimtarë për vendin. Ali Ahmeti bashkon shqiptarët, siç bashkon në vitin 2001 për nënshkrim të marrëveshjes së Ohrit, tanimë bashkon shqiptarët më frontin për Europë. Sot njerëzit duan jetë europiane, me standarde dhe të mira europiane, me paga të larta e me institucione super moderne, theksoi Osmani.