Kryeparlamentari Xhaferi priti në takim deputetë nga Bosnja dhe Hercegovina

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot u takua me një grup parlamentarë të rinj nga Bosnja dhe Hercegovina të cilët janë pjesë e një grupi shumë-partiak nga të gjitha nivelet përfaqësuese të pushtetit në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Kryetari Xhaferi, ndau me kënaqësi të veçantë informacione, përvoja dhe praktikë me deputetët e rinj të të cilët shprehën interes për ngjarjet aktuale politike në vendin tonë, për rrugën euro integruese dhe mundësitë e zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit mes deputetëve të dy vendeve, dhe gjithsesi mundësinë e bashkëpunimit në nivelin më të lartë të kryetarëve të parlamenteve dhe në nivel të Grupeve Parlamentare të Bashkëpunimit.

Bashkëbiseduesit e rinj nga Bosnja dhe Hercegovina e falënderuan Kryetarin Xhaferi për kohën e ndarë për tu takuar me to, duke e ditur përgjegjësinë e një kryetari të një dhome ligjvënëse.  Shprehën respekt të lartë për arritjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në kontekst të integrimit euro-atlantik e sidomos e theksuan stabilitetin politik dhe funksionalitetin e institucioneve në vendin tonë.  Në plotësim, u interesuan edhe për nivelin e inkuadrimit të rinjve të grave në jetën politike në vendin tonë duke tërhequr paralele mes dy vendeve.  Shprehën dëshirë edhe për dinamizmin e bashkëpunimit mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, për shkak të këmbimit të përvojave dhe ndihmës së ndërsjellë në procesin e integrimit të dy vendeve në Bashkimin Evropian. 

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…