Ali Ahmeti: Shqiptarët me bashkëqytetarët tjerë duhet të çojnë vendin drejt BE-së

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti i shoqëruar nga bashkëpunëtorë sonte ka vazhduar takimet me qytetarët e komunës së Vrapçishtit. Krahas kryetarit Ahmeti, të pranishmëve me fjalë rasti ju janë drejtuar edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, sekretari gjeneral i BDI Ali Ahmeti, deputeti Bajram Kadrija si dhe kryetari i degës së BDI Vrapçisht Nebi Rexhepi.

Ali Ahmeti – Kryetar i BDI

Sot më vjen keq që salla nuk i ka nxënë krejt sepse ka pasur shumë interesim. Dua të ndalem në dy çështje për të bashkëbiseduar, pse angazhohemi ne dhe për çka kundër angazhohemi ne? Angazhohemi për paqe, stabilitet, siguri, veting, mirëqenie. Në veting të përfshihen të gjithe politikanet pavarësisht a është parti e madhe ose e vogël, të shohim këto politikanë si janë dhe si kanë qenë, të gjithë pa përjashtim! Dëgjojmë akuza e shpifje për vjedhje, por unë nuk merrem me arsyetime boshe duke thënë nuk jam, nuk jam, vetingu do ti vërtetoj të gjitha. Angazhohemi per unifikim të politikave në vend, sepse tashmë është momenti vendimtar për bashkim dhe gjuhë të përbashkët, tani është momenti për frontin Pro BE. Shqiptarët bashkë me bashkëqytetarët tane duhet të bashkohemi, ndaj mos të kapemi me tema që kanë të bëjnë më 20 vitet e kaluara por të shohim nga e ardhmja. BDI ka dalë nga procese të rëdësishme ndaj duhet investuar në rini dhe të sakrifikojmë për më të mirën e tyre, une 40 vjeçar isha kur fillova luftë, ndaj sot edhe shumë breza janë rritur me BDI. Angazhohemi kundër burokracicë, pro transparencës dhe llogaridhënies sepse janë të holla të mbledhura nga taksapaguesit. Skriningu duhet të përfundoj në nentor, ndaj duhet të kalojmë hap pas hapi këtë process. Kemi shumë punë ende për të bërë, sepse vëtëm kështu i afrohemi Europës, kështu arrihet një standard më i mirë dhe ndalohet migrimi dhe njerëzit rrinë dhe kthehen në vendin e tyre. Hajde të bashkohemi gjithë shqiptarët, ta bëjme frontin pro BE, të thërrasim dhe bashkëqytetarët tanë maqedonas dhe ta çojmë këtë vend drejt BE-së, Me NATO sa të mira përfituam, kemi siguri në shtet dhe jemi të barabartë me të gjitha vendet anëtare. Ne luftojmë kundër krimit, korrupsionit, kundër përçarjeve, ndasive, sepse kemi punu dhe do punojmë për bashkim dhe afrim rreth një platforme të përbashkët, për gjeneratat e reja, sepse mbi supet e tyre ngriten gjenerata të tjera. Jam krenar me kuadrot tona, sepse më bëjën faqebardhe ngado që na përfaqësojnë, prandaj duhet investuar në kuadro kualitative, deklaroi Ahmeti.

Talat Xhaferi – Kryetar i Kuvendit

Kam fol mjaft nga Çegrani ndaj nuk flas më tepër, sepse mendoj mjaftueshëm kam fol edhe në Parlament. Faleminderit shumë për këto dy dekada të suksesshme. Nëse ne vitin 2002 shumë të rinjë këtu ishin fëmijë, sot janë gjeneratë e re që u prijnë proceseve shtetërore dhe idealeve të BDI-së, tha Xhaferi. 

Artan Grubi – Zëvendëskryeministër i parë

Sot më në fund, kompania italiane IRD DORËZOI GARANCE BANKARE DHE nënshkroi kontratën për konsulent mbikqyrës për projektin Korridori 8, Ditën e enjtë në ora 09:00 do ta nënshkruajmë kontratën më kompaninë e përzgjedhur dhe të fillojnë punët me Bechtel Enka për Korridorin 8, me një autostradë me nga tre korsi dhe do lidhim shtetin tonë me Shqipërinë dhe jo vetëm. Është një projekt super i madh ndaj kemi ndarë 300 milion euro vetëm për këtë projekt, nga të gjitha investimet kapitale, nga 800 milion euro buxhet i përgjithshëm, 300 milion shkojnë vetëm për këtë projekt. A kemi qenë ndonjëherë më të fuqishëm në qeveri? ASNJEHERË, sqaroi Grubi.

Faton Ahmeti – Sekretar gjeneral i BDI

Që nga themelimi i BDI-së janë shënuar shumë ndryshime sa i përket ndryshimit politik në vendin tonë. Shqiptarët nga një popull jo i dëshiruar u bënë faktor, nga një popull me kërkesa bazike u bënë me universitete, flamur e gjuhë, morëm pozita shtetërore që nuk mendoheshin se do menaxhohen nga shqiptarët. Me vizionin e Ali Ahmetit u bëmë pjesë e NATO-s, tashmë vazjdojnë përpjekjet për tu bërë pjesë e BE-së. Këto takime na ndihmojnë të elaborojmë idenë e anëtarësimit tonë në BE, ndaj presim bashkëbisedim për të dëgjuar idetë dhe mendimet e juaja. BDI duhet të bëhët strukturë edhe më e fuqishme, duke qenë krah qytetarëve gjithmonë, theksoi Ahmeti.

Bajram Kadrija – Deputet

Do të fokusohem në dy fusha gjatë këtij mandati por edhe më herët. E para, si një ndër themeluesit e BDI-së me dashje apo ma dashje kthehem në vitin 2002 kur nënshkruam që të themelohet kjo parti, shtëpia jonë. Me këtë shtëpi morëm përsipër obligimet, ide që duhet në ti zgjedhim e jo të na zgjedhin të tjerët, sepse u bë mjaft me mohime për të drejtat tona. Na thanë kot e keni me këtë nisme për të themelu BDI por ne i’a dolëm dhe jemi 20 vjet në skenën politike. Ne i kemi ndejtur besim vizionit të Ali Ahmetit gjithmonë dhe do ti rrimë deri në fryën e fundit. E dyta, normal nuk janë kryer të gjitha punët, sepse akoma më mirë mund të bëhet, mirëpo qëllimi gjithmonë është i mirë. Politika demokratike e BDI-së anëtarësoi Maqedoninë ne NATO, synojmë BE-në dhe tashmë kryesojmë me OSBE. Krenohemi sot e kuadro qe ka nxjerrë BDI, administratorë, mjekë, policë e shumë profesionistë të tjerë. BDI në Kuvend udhëheq me disa komisione, me nga dy anëtarë, ndaj edhe aty japim tërë kontributin tonë për realizimin e platformës tonë. Asnjëherë nuk humbin nga ideali i partisë, dhe ai I Ali Ahmetit ndaj gjithmoën jemi përkrah tij. Shumë parti erdhën e shkuan sepse dështuan pasi nuk kishin nijetin e mirë, BDI është këtu dhe tani po përpiqet që të krijoj një front pro BE, shtoi më tej Kadrija.

Nebi Rexhepi – Kryetari i degës së BDI-së Vrapçisht

Ballafaqimi me votuesin, llogaridhënia dhe bashkëbisedimi me qytetarë është bazament i BDI-së, prandaj jemi sonte këtu me organizim të liderit Ali Ahmeti. Takime që ja japin forcë të heshtim e të punojmë drejt realizimit të synimeve tona, M elargpamësinë e Ali Ahmetit, BDI vijon drejt një ideali të ri, atë të anëtarësimit në BE. Bashkë do ja dalim të jemi pjesë e Europës ashtu siç u bëmë edhe pjesë e NATO-s. Bashkë drejt qëllimeve tona deri në realizimin e tyre. Vizioni i Ali Ahmetit dhe vlerat e ndërtuara nga akademia e BDI-së, padyshim që do të ju prijë edhe këtuyre proceseve, njejtë si ju kemi pri edhe proceseve tjera madhore për 20 vite radhazi. Ata që sakrifikuan jetën nuk harrohen, ndaj sot duhet punojmë me angazhim dhe me një rini të frytshme, plot kuadro të reja dhe profesionale. Ky angazhim dha një shembull të paparë në vendin tonë, me votimin që u realizuan para disa muajve në metodën një anatërë nje votë, model i pa parë me herët në ndonjë parti politike, duke forcuar idealin demokratik të BDI-së. Ne si BDI kemi bërë më të mirën e mundshme për dy dekada, sepse po lëmë gjurmë më politikën tonë për shqiptarët në këtë vend dhe kjo bëhet vetëm me liderin tonë Ali Ahmeti. Kryetarit ndoshta i kujtohet kjo sallë, ishte e dëmtuar dhe e rrënuar, por në një mbledhje të qeverisë, kuadër i BDI-së ndau fonde për rregullimin e kësaj salle ku sonte jemi duke e mbajtur këtë takim. Kemi financuar projekte teknike dhe infrastruktore as sa kemi mundur, gjithmonë drejt realizimit të misionit të Ali Ahmetit, tha Rexhepi.

Video 

https://www.youtube.com/live/So3l9dcsVV8?feature=share

Related posts

Projekti “Be Clean, Be Green” bashkon Haraçinën dhe Rahovecin për zgjidhje rajonale në fushën e mjedisit jetësor

Sot, Komuna e Haraçinës në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, organizoi me sukses konferencën ndërkufitare duke bashkuar autoritetet lokale, ekspertët…

Ahmeti pret ambasadoren norvegjeze, konfirmon angazhimin e Poll Villiams mbi platformën e legjitimitetit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka takuar Ambasadoren e Norvegjisë në Maqedoninë e veriut, zonjën Kristin Melsom. Bashkëbiseduesit…

Ali Ahmeti: Beteja për legjitimitet dhe dinjitet në çdo vendbanim dhe institucion

Bashkimi Demokratik për Integrim në Gostivar mbajti një mbledhje në përbërje të gjerë të strukturave të partisë. Në këtë mbledhje, të ftuar…