Nuredini takoi Almotaz Abadi, Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i Unionit për Mesdheun  

Ministri Nuredini zhvilloi takim pune me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të Unionit të Mesdheut, Almotaz Abadi, ku biseduan për forcimin e bashkëpunimit rajonal përmes dialogut dhe zbatimin e projekteve dhe iniciativave rajonale. Në takim, ministri Nuredini theksoi rolin jashtëzakonisht aktiv të Republikës së Maqedonisë së Veriut në zhvillimin e bashkëpunimit rajonal përmes nxitjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore në drejtim të mbrojtjes së mjedisit jetësor.   

Maqedonia e Veriut në mënyrë aktive kontribuon në projektet rajonale për menaxhimin e integruar të burimeve ujore në pellgun e Drimit të Zi dhe projektet e mbrojtjes nga përmbytjet në pjesën e poshtme të lumit Vardar, si pellgje ndërkufitare që në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose indirekte përmes detit Adriatik dhe Egje ndikojnë në cilësinë e Detit Mesdhe.  

Gjithashtu, ministri Nuredini theksoi se janë të përkushtuar ndaj Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, për të cilën investimet në përmirësimin e rrjetit të ujërave të zeza, vendosjen e qendrave rajonale për menaxhimin e mbeturinave dhe ekonominë qarkore, si dhe angazhimet për dekarbonizimin e ekonomisë përmes masave dhe politikave për zbutjen e ndryshimeve klimatike.  

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Uniot të Mesdheut, Abadi shprehu hapur mbështetjen për të ndihmuar në dialogun politik për të promovuar rezultatet e arritura në fushën e menaxhimit të ujërave, ekonomisë qarkore dhe procesit të dekarbonizimit të ekonomisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut si shtet i ri anëtar i Unionit për Mesdheun.  

Me përfshierjen e partnerëve të duhur përmes Unionit të Mesdheut, i cili numëron 43 shtete anëtare (BE dhe 16 vende që ndajnë Mesdheun), hapet mundësia e qasjes në institucionet e mundshme financiare dhe transferimi i njohurive dhe përvojës së duhur në drejtim të mbrojtjes së mjedisit jetësor. Gjithashtu, hapet mundësia për të forcuar dialogun me shtetet anëtare të BE-së në kuadër të realizimit të prioritetit kombëtar – integrimit evropian.  

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…