Ali Ahmeti takoi ambasadorin e Kosovës Gjergj Dedaj

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z.Ali Ahmeti sot në selinë e partisë në Tetovë takoi ambasadorin e Republikës së Kosovës z.Gjergj Dedaj. Ahmeti gjatë takimit njoftoi ambasadorin Dedaj me situatën aktuale në vend si dhe shqyrtuan ngjarjet e rëndësishme që prekin të dyja vendet. Kryetari i BDI-së, z.Ali Ahmeti gjatë takimit me ambasadorin e Kosovës z.Dedaj diskutuan edhe për rrjedhën e bisedimeve për formimin e shumicës parlamentare dhe me këtë dhe të Qeverisë së re. Ahmeti tha se në këtë garniturë qeveritare, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë faktorizuar akoma më shumë. Ahmeti e përgëzoi z. Gjergj Dedaj për marrëveshjen e arritur në Uashington mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Ahmeti këtë marrëveshje e cilësoi si të mirë dhe në dobi të shqiptarëve të Kosovës pasi që ajo është dhe një hap para drejt marrëveshjes finale, njohjen e ndërsjellë mes dy shteteve. Kryetari Ahmeti gjithashtu njoftoi z.Dedaj se shumë shpejtë do të tejkalohet problemi me qytetarët e Kosovës të cilët kalojnë tranzit nëpër Maqedoni të Veriut apo shfrytëzojnë aeroportin e Shkupit dhe atë të Ohrit për t’u kthyer në vendlindje.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…