Zv. Kryeministri i parë Grubi takoi ambasadoren suedeze Bengtsson: Gëzojmë përkrahje të fuqishme nga Mbretëria Suedeze

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi sot në kabinetin e tij takoi Ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë, Kristin Forsgren Bengtsson.Ambasadorja Bengtsson gjatë këtij takimi i tha Grubit se Mbretëria e Suedisë është një përkrahës i vërtet i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe se miqësia e krijuar ndër vite mes dy shteteve do të vazhdojë të thellohet.Znj. Bengtsson gjithashtu ka thënë se Suedia do të vazhdojë të mbetet një kontribuuese e fuqishme e kohezionit në vend dhe përkrahëse e madhe e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt integrimit evropian.Nga ana e tij, z. Grubi është shprehur se ai si zëvendës kryeministër i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive do të angazhohet me të gjitha kapacitetet me qëllim mirëmbajtjen e kohezionit në qeverisje dhe në shoqëri.Grubi gjatë takimit me ambasadoren suedeze nuk ka mbetur pa përmendur dhe rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit, duke e vlerësuar atë si marrëveshjen e vetme në funksion të të gjithë komuniteteve që jetojnë në Maqedoni të Veriut dhe shembull për tejkalimin e çështjeve edhe në vendet tjera.Zëvendëskryeministri Grubi gjithashtu ka thënë se ai bashkë me ekipin e tij do të bëjë të pamundurën që në Republikën e Maqedonisë së Veriut institucionet të kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje nga politika dhe me këtë rast ligji të mbisundojë në mënyrën më demokratike të mundshme, të intensifikohet lufta kundër korrupsionit, duke mos harruar dhe zhvillimin ekonomik.Sundimi i ligjit dhe drejtësia joselektive janë parakusht për kredibilitet të institucioneve dhe zhvillim ekonomik.Znj. Bengtsson dhe z.Grubi gjatë takimit të sotëm biseduan dhe për çështje të tjera në vend si dhe temë diskutimi kishin dhe problematikat me të cilat përballet rajoni. 

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…