Anëtar i zgjedhur i Këshillit të Përgjithshëm
Amir Durak

Amir Durak, i lindur më 19 tetor 1996, është një i ri i angazhuar dhe i përkushtuar në zhvillimin personal dhe shoqëror. Arsimin fillor e përfundoi në shkollën “Naim Frashëri” në Moranë, ndërsa arsimin e mesëm e ndoqi në Gjimnazin “Zef Lush Marku”, ku ndërtoi bazat e formimit të tij akademik dhe qytetar. Studimet e larta i përfundoi në Universitetin FON, në drejtimin Shkenca Politike, duke thelluar njohuritë në fushën e politikës dhe qeverisjes.
Në aspektin e angazhimit politik, nga viti 2022 deri në vitin 2026 ushtron detyrën e kryetarit të nëndegës së BDI-së në Moranë, ku kontribuon aktivisht në organizimin dhe përfaqësimin e anëtarësisë. Angazhimi i tij u kurorëzua edhe gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2025, ku ushtroi detyrën e Shefit të Shtabit Komunal Zgjedhor, duke dëshmuar aftësi organizative.
Ai është i martuar dhe baba i tre fëmijëve

1 Comment