Asociacioni i kompanive të huaja me prodhimtari përparuese teknologjike në Këshillin e investitorëve të huaj mbajti takim me ministrin e Financave Fatmir Besimin

Ministri i Financave Fatmir Besimi, realizoi takim me përfaqësuesit e kompanive anëtare të Asociacionit të kompanive të huaja me prodhimtari përparuese teknologjike në Këshillin e investitorëve të huaj, të udhëhequr nga Viktor Mizo, kryetar i Asociacionit.Në këtë takim u shqyrtuan iniciativat dhe propozimet kryesore të investitorëve të huaj në vend nga sfera e tatimeve dhe doganave, që janë të rëndësishme për avancimin e punës së kompanive me prodhimtari përparuese teknologjike, në drejtim të rritjes së produktivitetit, konkurrencës dhe atraktivitetit të vendit për ruajtjen e investitorëve ekzistues dhe tërheqjen e investitorëve të rinj.              Gjithashtu u diskutua edhe për rregulloren ligjore për tatimet dhe doganat, për harmonizimin e normave doganore dhe çështjeve tjera të rëndësishme që janë në interes të investitorëve të huaj.

           Një pjesë e kërkesave lidhur me trajtimin tatimor të regresit të paguar për pushimin vjetor, zvogëlimin e bilancit tatimor nga Ligji për tatimin mbi fitimin dhe regjistrimin vullnetar për qëllime të TVSH-së në secilën periudhë të vitit tashmë janë pranuar dhe pritet realizimi i tyre në periudhën vijuese.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…