Anëtar i zgjedhur i Këshillit të Përgjithshëm
Aziz Dauti

Aziz Dauti, me profesion mjek, ka lindur më 28 dhjetor 1991 në fshatin Forinë, Gostivar. Arsimin fillor e përfundoi në vendlindje, ndërsa arsimin e mesëm në Shkollën e Mesme Profesionale Mjekësore “Gostivari” në Gostivar. Studimet universitare i kreu në Universitetin e Tetovës, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, drejtimi Mjekësi e Përgjithshme, në vitin 2016. Nga viti 2022 vijon specializimin në Klinikën e Kardiologjisë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodij” në Shkup.
Karrierën profesionale e filloi në vitin 2017 si mjek i mjekësisë familjare në Poliklinikën “Europ Medicol” në fshatin Forinë, ku punoi deri në vitin 2021. Në vitin 2022, angazhimin profesional e vazhdoi në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad” në Gostivar. Që nga viti 2017 është i angazhuar si asistent në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tetovës, në lëndët Patologji e Përgjithshme, Patologji Speciale dhe Mikrobiologji me Imunologji.
Angazhimin politik e ka nisur si anëtar i Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim në vitin 2010. Nga viti 2021 deri në vitin 2025 ishte anëtar i Këshillit Komunal në Komunën e Gostivarit, nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim.
Krahas gjuhës amtare shqipe, zotëron edhe gjuhën maqedonase dhe angleze.
Statusi civil: i martuar, baba i dy djemve.
Kontakt: azizdauti@outlook.com
