BDI: Burim Latifi pranoi dëmin prej 6 milionë eurosh

Deklaratat dhe veprimet e djeshme të drejtorit të MEPSO-s, Burim Latifi, përbëjnë pranim të qartë se me vendimet e tij është shkaktuar dëm prej mbi 6 milionë eurosh ndaj buxhetit të shtetit.

Edhe pse dje organizoi një brifing me gazetarë, Burim Latifi shmangu mediat dhe gazetarët që prej kohësh kanë ngritur këto çështje dhe kanë kërkuar përgjegjësi për kontratat e dyshimta dhe pasojat financiare që kanë prodhuar ato.

Vetë fakti që Burim Latifi është konsultuar me zyra ligjore për të inicuar procedurë para arbitrazhit, dëshmon se ai e pranon humbjen e kontestit dhe dëmin e shkaktuar. Vendimi ekziston, MEPSO e ka humbur rastin paraarbitral. Tani po tentohet vetëm të blihet kohë përmes ankesave dhe procedurave të reja.

Qytetarët meritojnë ta dinë të vërtetën: Burim Latifi e ka prishur kontratën me “Energoinvest”, për të lidhur marrëveshje me kompani të afërta me Millorad Dodikun. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për një kontratë, deri më tani janë lidhur dy kontrata me kompani nga Banja Luka, qyteti prej nga vjen edhe Dodiku.

Pasojat e këtyre vendimeve po i paguajnë qytetarët. Si rezultat i këtyre kontratave, buxheti i shtetit është dëmtuar për mbi 6 milionë euro.

Prandaj, ftojmë Prokurorinë që urgjentisht të hetojë këtë rast dhe të përcaktojë përgjegjësinë individuale për dëmin e shkaktuar.

Kontratat me kompanitë e afërta me Millorad Dodikun po u kushtojnë qytetarëve miliona euro shtesë. Përgjegjësi duhet të ketë.

Shteti ligjor duhet të veprojë.

Related posts

BDI: 0 shqiptarë në shpërblimet shtetërore “8 Shtatori” – edhe suksesi i shqiptarëve po bëhet i padukshëm

Edhe këtë vit, shqiptarët janë lënë jashtë nga shpërblimet shtetërore “8 Shtatori”, ku ndahet shpërblimi më i lartë për vepër jetësore dhe…

BDI: Pas më shumë se dy vitesh, Afrim Gashi pranon se VLEN nuk e ka legjitimitetin e shqiptarëve

Pas më shumë se dy vitesh në pushtet, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, më në fund pranoi publikisht atë që BDI e…

BDI: Vlen me zgjidhje diskriminuese, joligjore dhe të kushtëzuar për nxënësit shqiptarë në Butel

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj marrëveshjes së prezantuar nga zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani, për nxënësit shqiptarë të Sh.F. “Petar…