BDI: Dy timonierë në një anije që po fundoset – VLEN u bashkua që bashkërisht të shpërbëhet

Koalicioni VLEN po përballet me një debakël të vërtetë kadrovik. Ndërsa po shpërbëhen nga brenda, vazhdojnë të dërgojnë mesazhe të rreme për “zero korrupsion”, ndërkohë që realiteti i përgënjeshtron në çdo hap.

Nuk mund të luftojë korrupsionin një parti e krijuar artificialisht, kur vetë e praktikon atë në vepër.

Pothuajse dy vite janë në pushtet, ndërsa bilanci i premtimeve të tyre kyçe është zero:

• Ndryshimet kushtetuese: Shtylla kryesore e zgjedhjeve të vitit 2024 –  premtimi se ska qeveri pa ndryshime, apo për ndryshime për 3 muaj apo për ndryshime brenda 6 muajve – është braktisur zyrtarisht.

• Decentralizimi dhe infrastruktura: Nuk pamë asnjë decentralizim të komunave, përkundrazi është thelluar cebtralizimi, si dhe as përmirësim të infrastrukturës lokale në vendbanimet me shumicë shqiptare.

• Akademia Shqiptare: Akademia e premtuar e shkencave dhe arteve përfundoi edhe më keq se ndonjë shoqatë lokale dhe e padukshme.

• “Banka Shqiptare”: Në vend të mbështetjes për bizneset shqiptare, mashtruan votuesit dhe lejuan hyrjen e kapitalit serb përmes Alta Bankës.

• Bixhozi dhe kazinotë: Të rreme dolën premtimet për mbylljen e tyre. Ligji u tërhoq nga Kuvendi, ndërsa Izet Mexhiti vazhdoi të përfitojë nga monopoli “Megavin”, për të cilin vetë kishte deklaruar se do të mbyllej.

• Marrëveshja e Ohrit dhe gjuha: Në vend të forcimit të Inspektoratit të Gjuhëve dhe trajtimit dinjitoz të gjuhës shqipe, po përparojnë vetëm interesat biznesore të liderëve të tyre.

• Qytetarët si aksionarë: Premtuan se populli do të kishte pjesë në të mirat publike dhe pronën shtetërore. Në realitet, “aksionarë” në bizneset fitimprurëse (kazinotë dhe bankat) u bënë vetëm njerëzit e afërt me udhëheqjen.

• Dhe shumë premtime të tjera me të cilat i mashtruan shqiptarët.

Shumë shpejt do ti nënshtrohen vetingut urgjent ndërkombëtar për pasurinë e funksionarëve, si dhe me një revizion të plotë të pasurisë kriminale të klanit rreth Mexhitit.

Related posts

BDI: Kosmopolitit Shasivari i duhet kohë për provimin e jurisprudencës në shqip kurse nxitoi ta paragjykojë aktgjykimin e Hagës

Për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, edhe pas kërkesave të përsëritura të studentëve dhe protestave, ministrit Jeton Shasivari i duhet kohë,…

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Një javë heshtje pas aktgjykimit, Shasivari duhet të japë dorëheqje

Ka kaluar një javë nga shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ende nuk ka dhënë…