BDI: Dy vjet mashtrim. Dy vjet dështim. Dy vjet zhgënjim.

Shkup, 28 qershor 2026

BDI – Konferencë për media

Arta Bilalli Zendeli – Zëdhënëse dhe Nënkryetare

https://www.facebook.com/share/v/1GPcVuVGLU/?mibextid=wwXIfr


Të nderuar përfaqësues të mediave,

U mbushën dy vjet nga formimi i Qeverisë VMRO–НИШТО–ZNAM.

Rreth dy vjet më parë, НИШТО kërkoi besimin e shqiptarëve me premtime spektakolare. Premtoi dinjitet, barazi, zhvillim dhe një epokë të re.

Sot, pas 24 muajsh në pushtet, qytetarët shtrojnë vetëm tri pyetje:

Ku janë premtimet? Ku janë rezultatet? Ku është ndryshimi?

Përgjigjja është e qartë dhe e shkurtë: askund.

Bilanci i tyre nuk është listë suksesesh, por listë premtimesh të pambajtura.

Premtuan Kushtetutë të re. Nuk hapën as debat.

Premtuan ndryshimet kushtetuese per 3 muaj, per 6 muaj! Pas me shume se 24 muajsh nuk ka asgje!

Premtuan barazi të plotë për gjuhën shqipe. Në vend të kësaj, dobësuan mekanizmat që e mbrojnë atë.

Premtuan përfaqësim të drejtë. Shfuqizuan Balancuesin dhe sollën një ligj që me asnjë dispozitë të tij nuk garanton përfaqësim adekuat.

Premtuan Bankë Shqiptare. Nuk ekziston.

Premtuan aksione deri në 10 mijë euro për çdo qytetar. Nuk ekzistojnë.

Premtuan votën e diasporës, Ministrinë e Diasporës dhe Këshillin Kombëtar të Diasporës. Nuk ekzistojnë.

Premtuan Akademi Shqiptare të Shkencave dhe Arteve. Përfunduan me një zyrë me qira.

Premtuan gjashtë spitale rajonale. Nuk u ndërtua asnjë.

Premtuan autostrada, hekurudha, Port të Thatë, zona ekonomike dhe zhvillim. Asnjë projekt madhor nuk ka hyrë në realizim.

Premtuan reforma zgjedhore, luftë kundër korrupsionit, pensione më të larta, kredi pa interes për çiftet e reja dhe qindra masa të tjera.

Asgjë.

Sot është e qartë se НИШТО nuk realizoi asnjë nga premtimet e veta.
Prandaj, sot shqiptarët kanë të drejtë të kërkojnë përgjigje:

  • Ku është Kushtetuta e re?
  • ⁠Ku janë ndryshimet kushtetuese?
  • Ku është barazia e gjuhës shqipe?
  • Ku është Banka Shqiptare?
  • Ku janë aksionet prej 10 mijë eurosh?
  • Ku janë spitalet?
  • Ku është Ministria e diasporës?
  • Ku është Akademia Shqiptare?
  • ⁠Ku është Erasmusi shqiptar?
  • Ku janë autostradat, hekurudhat dhe investimet?

Përgjigjja është vetëm një:

Nuk ekzistojnë. Ekzistojnë vetëm në programin zgjedhor të vitit 2024.

Prandaj, emri që sot e përshkruan më mirë këtë grupim është ai që qytetarët tashmë ua kanë vënë: НИШТО.

Sepse pas dy vitesh në pushtet, rezultati i tyre është pikërisht: asgjë.

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se shqiptarët meritojnë politikë serioze, përgjegjësi dhe rezultate, jo propagandë dhe marketing elektoral.

Koha e mashtrimeve ka përfunduar.

Koha e llogaridhënies ka filluar.

Related posts

BDI: Nga premtimi për 31.5%, te përjashtimi institucional i shqiptarëve. VLEN po e zhbën përfaqësimin e drejtë dhe adekuat.

Shkup, 30 qershor 2026 BDI – Konferencë për media Arbër Ademi – Sekretar i përgjithshëm https://www.facebook.com/share/v/1E3yEYafVS/?mibextid=wwXIfr Të nderuar përfaqësues të mediave, VLEN…

Dega Saraj mbajti Kuvendin Zgjedhor

Saraj, 29 qershor 2026 Në prani të Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së…

BDI: Zëri evropian i shqiptarëve në Qeveri është shndërruar në asgjë. Dhe kjo asgjë quhet VLEN.

Shkup, 29 qershor 2026 BDI – Konferencë për media Bujar Osmani – Nënkryetar https://www.facebook.com/share/v/17tz2TUg52/?mibextid=wwXIfr Të nderuar qytetarë, Në kuadër të serialit “Dy…