BDI – Kundërreagim: Kur mungojnë argumentet, VLEN tenton ta zhvendosë vëmendjen me shpifje dhe retorikë politike

Deklaratat e fundit të VLEN-it janë një përpjekje e qartë për ta larguar vëmendjen e opinionit nga realiteti: se projekti i autostradës Shkup-Bllacë nuk është krijuar prej tyre, por është projekt i nisur, financuar dhe proceduar gjatë qeverisjes së BDI-së.

Në vend që të japin përgjigje pse u humbën dy vite me vonesa, rishikime dhe propagandë, ata zgjedhin të rikthehen te insinuata dhe akuza të pabazuara për çështje që nuk kanë asnjë lidhje me ndërtimin e autostradës. Kjo është një taktikë e njohur politike: kur mungojnë rezultatet dhe argumentet, tentohet të dominojë debati me shpifje.

Faktet janë të qarta. Trasa, projekti dhe procedurat për autostradën Shkup-Bllacë janë vendosur shumë më herët dhe sot po realizohen mbi themelet e krijuara në atë periudhë. Qytetarët e dinë se infrastruktura nuk ndërtohet me konferenca për shtyp, por me planifikim, projekte dhe vendime institucionale.

Po aq i pabazë është edhe pretendimi se korrupsioni është zhdukur me ardhjen e tyre në pushtet. Lufta kundër korrupsionit nuk bëhet me slogane politike, por me institucione të pavarura, transparencë dhe llogaridhënie për çdo funksionar, pa dallim.

BDI nuk do të bjerë në grackën e debatit të mbushur me etiketime personale dhe akuza pa prova. Ne do të vazhdojmë të flasim me fakte dhe të mbrojmë interesin publik.

Në vend të propagandës dhe përpjekjeve për të rishkruar historinë, VLEN duhet t’u shpjegojë qytetarëve pse projektet e trashëguara prezantohen si arritje të reja dhe pse energjia e tyre shpenzohet në sulme politike, në vend që të përshpejtohet realizimi i investimeve që presin qytetarët.

Në vend që të harxhojnë kohë duke prodhuar narrativa dhe sulme politike ndaj BDI-së, drejtuesit e VLEN-it duhet të jenë shumë më kërkues ndaj vetes dhe të përqendrohen në realizimin e premtimeve që u kanë dhënë qytetarëve. Ata u votuan për të zbatuar programin e tyre, jo për të kërkuar vazhdimisht justifikime dhe për të zhvendosur debatin drejt temave që nuk i zgjidhin problemet reale të qytetarëve. 

Përgjegjësia e tyre matet me rezultatet që arrijnë sot, jo me akuzat që drejtojnë ndaj të tjerëve. Deri sot janë vetëm një НИШТО.

Related posts

BDI: Afrim Gashi, modeli më i qartë i servilit

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se sjellja politike e Kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, është shndërruar në shembullin më të qartë të…

BDI: Dy vjet vonesa, propagandë dhe tentativa për ta devijuar autostradën Shkup- Bllacë, kurse sot lavdërohen me projektin që ne e krijuam dhe e mbrojtëm

Sot po prezantohet fillimi i punimeve në pjesën e mbetur të autostradës Shkup- Bllacë. Është lajm i mirë për qytetarët dhe për…

Dega Zhelinë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Zhelinë, 14 qershor 2026 Kuvendi Zgjedhor i Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Zhelinë konfirmoi edhe një herë vitalitetin organizativ, unitetin…