BDI: Jo vetëm një por plot pesë tenderë për kushëririn e drejtorit të Vlen-it në “Bardovci”

Skandali në Spitalin Psikiatrik “Bardovci” po thellohet. Kompania “Indigo Inc” DOOEL Shkup, e lidhur me kushëririn e drejtorit Isa Avdullai, ka fituar plot pesë tenderë nga spitali pasi ai mori drejtimin e institucionit.

Faktet janë të qarta: tenderi i parë, i nënshkruar më 15 tetor 2024, vetëm tre muaj pasi Avdullai u emërua ushtrues detyre drejtor, mban madje edhe vetë nënshkrimin e drejtorit. Kontrata ishte me vlerë deri në 600 mijë denarë.

Më pas, “Indigo Inc” ka fituar edhe katër tenderë të tjerë, përfshirë tenderin e këtij viti për sisteme IT dhe licenca, me vlerë deri në 2,59 milionë denarë, rreth 42 mijë euro.

Pronari i kompanisë, Besim Avdullai, është kushëri i drejtorit Isa Avdullai- lidhje familjare të cilën vetë drejtori e ka pranuar. Edhe fakti që pronari ka ndryshuar funksionin drejtues në kompani pak para tenderit të parë nuk e zhduk lidhjen midis tyre.

BDI kërkon hetim të plotë nga Antikorrupsioni, Byroja për Prokurime Publike dhe institucionet kompetente për të pesë procedurat: kriteret, ofertat, pjesëmarrësit dhe mënyrën e përzgjedhjes.

Nuk mjafton deklarata se procedura është “ligjore” apo se drejtori nuk ka qenë pjesë e komisionit të përzgjedhjes. Kur një kompani e lidhur familjarisht me drejtuesin e një institucioni publik fiton pesë tenderë nga i njëjti institucion, transparenca dhe kontrolli i plotë i procedurave janë detyrim, jo zgjedhje.

VLEN-i nuk mund të fshihet pas fjalës “ligjore”. Ligjshmëria duhet të argumentohet me dokumente.

Paratë publike nuk janë pronë familjare. “Bardovci” nuk mund të kthehet në biznes familjar të VLEN-it.

BDI kërkon transparencë të plotë, hetim institucional dhe përgjegjësi. Qytetarët kanë të drejtë ta dinë: si është e mundur që kompania e kushëririt të drejtorit të fitojë pesë tenderë në institucionin që ai drejton?

Related posts

BDI: Kosmopolitit Shasivari i duhet kohë për provimin e jurisprudencës në shqip kurse nxitoi ta paragjykojë aktgjykimin e Hagës

Për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, edhe pas kërkesave të përsëritura të studentëve dhe protestave, ministrit Jeton Shasivari i duhet kohë,…

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Një javë heshtje pas aktgjykimit, Shasivari duhet të japë dorëheqje

Ka kaluar një javë nga shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ende nuk ka dhënë…