BDI: Kujdesemi për Sarajin, 83.851.201 denarë për rrugën në Bojanë

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se projektet kapitale janë të rëndësisë së veçantë ashtu siç edhe sot përurimi i rrugës së rekonstruar në vendbanimin Bojanë. Kjo rrugë është ndërtuar me gjitha standardet, me gjatësi prej 2.6 km dhe gjerësi prej 5.80m, rrjet i ri i ujësjellësit afro 5 km, kanalizim fekal 2 km, kanalizim atmosferik 2 km, trotuar afro 3.5 km dhe mur mbrojtës 700 m. Vlera e projektit është 83.851.201. Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron se bashkëpunimi mes pushtetit lokal dhe atij qendror sjellë gjithmonë sukses andaj edhe ky projekt është rezultat i bashëpunimit të shkëlqyeshëm mes komunës Saraj, qytetit të Shkupit dhe Qeverisë. Fshati Bojane është vendbanimi i fundit në qytetin e Shkupit drejt komunës së Zhelinës dhe kjo tani është dëshmi se si në bashkëpunim mes komunës së Sarajit dhe Qytetit të Shkupit, të ndihmuar edhe nga Qeveria arrihet të zgjidhet problem dhjetëvjeçar i banorëve të Bojanës që tani kanë infrastrukturë të mirë rrugore. Bashkimi Demokratik për Integrim edhe më tej do të vazhdojë në realizimin e programit si dhe përmbushjes së kërkesave të qytetarëve për një jetë sa më të mirë.    

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…