BDI: Kush e ka kapur Izet Mexhitin?

Çfarë e detyron Izet Mexhitin të thotë: mjaft më me flamur, mjaft më me gjuhë, mjaft më me përfaqësim?

Çfarë e ka kapur kaq fort Izet Mexhitin?

Ky është njeriu që ka tradhtuar dorën që e ka ushqyer dhe dorën që e ka ngritur politikisht. Ka tradhtuar një nga një bashkëpunëtorët e tij më të afërt, njerëzit që kanë punuar me të, që i kanë besuar dhe që kanë qëndruar pranë tij.

Sot po tradhton edhe interesin kombëtar të shqiptarëve.

Prandaj, shqiptarët kanë të drejtë të pyesin: çfarë e mban peng Izet Mexhitin?

A janë dosjet e shumta për të cilat prej vitesh flitet se qëndrojnë në sirtarët e prokurorisë? A është diçka tjetër? Çfarë është ajo që e detyron të pranojë në heshtje çdo goditje ndaj gjuhës shqipe, flamurit, përfaqësimit dhe pozitës së shqiptarëve, e pastaj t’u thotë shqiptarëve se duhet të heshtin edhe ata?

Kjo duhet të sqarohet.

Sepse kapja eventuale e një politikani është problem i atij politikani. Por kur për shkak të kapjes së një personi mbahet peng përfaqësimi politik dhe fati i një populli të tërë, atëherë kemi një problem shumë më të madh.

Fati i shqiptarëve nuk mund të mbahet peng nga frika, dosjet apo interesat personale të Izet Mexhitit.

Related posts

BDI: Presion skandaloz dhe i papranueshëm nga Vlen ndaj drejtësisë.

Sot i gjithë opinioni është skandalizuar nga reagimi i partisë Vlen dhe apostrofimi i tyre ndaj prokurorisë. Komuniteti ndërkombëtar në vazhdimësi raporton…

Kumtesë BDI: Heqja e gjuhës shqipe në Tabanoc – shkelje e ligjit dhe Kushtetutës

Heqja e gjuhës shqipe nga tabelat shtetërore në pikën kufitare të Tabanocit, në territorin e komunës së Kumanovës, paraqet shkelje të drejtpërdrejtë…

BDI: SKANDAL I RI: 4 ME 1 PËR KORRIDORIN 10D, KORRIDORI 8 PO SAKRIFIKOHET PËR ZGJEDHJE?

SKANDAL I RI: 4 ME 1 PËR KORRIDORIN 10D, KORRIDORI 8 PO SAKRIFIKOHET PËR ZGJEDHJE? Informacionet e reja që po dalin për…