BDI: Mashtrimi i S’VLEN-it thellohet, edhe Alternativa vazhdon të figurojë si parti e veçantë, me kryetar të ndryshuar fshehurazi

Edhe partia Alternativa vazhdon të figurojë si subjekt politik aktiv në Regjistrin Qendror.

Dokumentet zbulojnë edhe një skandal tjetër: drejtuesit e Alternativës e kanë zëvendësuar kryetarin e partisë pa e informuar as anëtarësinë dhe as opinionin publik.

Sipas të dhënave në Regjistrin Qendror, kryetar i Alternativës figuron Zekirija Berisha, shef i kabinetit të ministrit Bekim Sali.

Kur është zgjedhur Zekirija Berisha kryetar? Cili organ partiak e ka marrë këtë vendim? Pse ndryshimi është mbajtur i fshehtë? A e dinë anëtarët e Alternativës se kush e drejton juridikisht partinë e tyre?

Kemi një rast skandaloz dhe me gjasë të paprecedentë: një parti ndryshon kryetarin në dokumentet zyrtare, ndërsa këtë fakt e fsheh nga qytetarët dhe nga anëtarët e vet.

BESA vazhdon të ekzistojë me Bilall Kasamin kryetar. Alternativa vazhdon të ekzistojë me Zekirija Berishën kryetar. Të ashtuquajturën “shkrirje” e kanë vetëm për konferenca dhe propagandë.

Partitë, kryetarët, vulat dhe interesat vazhdojnë veçmas.

S’Vleni-i është mashtrim nga themeli deri në majë.

Related posts

BDI: VLEN maltreton mërgatën, kjo sjellje çnjerëzore dhe poshtëruese duhet të marrë fund

Pamjet nga vendkalimi kufitar në Tabanoc, me mërgimtarë të detyruar të presin në kushte të rënda dhe temperatura përvëluese, janë të papranueshme…

BDI: Katër viktima, 38 raste - kush përgjigjet për reagimin e vonuar?

Shkup 20 gusht 2026 BDI – Konferencë për media Imrane Veliu – Sekretariati për shëndetësi https://www.facebook.com/share/v/1ESMZsr4Qt/?mibextid=wwXIfr Të nderuar përfaqësues të mediave,Të nderuar…

BDI: Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet gatishmërinë e shprehur nga kryeministri Hristijan Mickoski për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, nëse këtë e kërkon opozita.

E kërkojmë. Më në fund edhe kryeministri e ka kuptuar se kjo gjendje është e paqëndrueshme dhe se vendi ka nevojë për…