BDI: Ndërtimi pa leje në tokë shtetërore rifillon, Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Çairit heshtin

Ndërtimi në rrugën “Qemal Sejfulla”, i denoncuar publikisht vitin e kaluar si ndërtim pa leje në tokë shtetërore, ka rifilluar.

Në maj të vitit 2025, ish-kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, doli në vendngjarje dhe tregoi publikisht se objekti po ndërtohej pa projekt dhe pa leje ndërtimi, vetëm një metër larg ndërtesës ekzistuese dhe përpara dritareve e ballkoneve të banorëve.

Pas denoncimit publik, Prokuroria hapi procedurë hetimore ndaj investitorit. Sipas njoftimit të atëhershëm të Prokurorisë, bëhej fjalë për objekt banesor dhe afarist me gjashtë kate, të nisur pa leje në tokë shtetërore. U kërkua edhe ndalimi i punimeve.

Punimet u ndërprenë. Një vit më vonë, makineritë dhe punëtorët janë kthyer përsëri.

Banorët përreth po përballen sërish me një objekt që ua mbyll dritaret dhe ballkonet, ndërsa nga Komuna e Çairit nuk ka as sqarim, as procesverbal inspektimi, as vendim publik për ndalimin e punimeve.

Kërkojmë nga Komuna e Çairit që menjëherë të dërgojë inspektorët në terren dhe të publikojë: mbi çfarë dokumentacioni kanë rifilluar punimet;
a ekziston leje e vlefshme për ndërtim; çfarë ka ndërmarrë inspektorati komunal; a është ende në fuqi ndalimi i punimeve i kërkuar në kuadër të procedurës hetimore.

Kërkojmë gjithashtu nga Prokuroria të njoftojë publikun se deri ku ka arritur hetimi dhe si është lejuar rifillimi i punimeve në objektin që vetë ajo e trajtoi si ndërtim pa leje në tokë shtetërore.

Çdo ditë heshtjeje i jep investitorit edhe një kat, ndërsa banorëve u merr edhe më shumë dritë, hapësirë dhe siguri.

Related posts

BDI: s’Vlen-it ia dhanë Ministrinë, kulturën vazhdon ta drejtojë VMRO.

Emërimi i ish-ministrit Zoran Ljutkov për koordinator nacional për kulturë tregon sa peshë ka realisht s’Vlen-i brenda Qeverisë. Pas rikonstruimit, Ministria e…

BDI: Në Ditën e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Mbrojtjes e prezantoi zyrtarisht atë si “Armata Maqedonase”

Në rendin kushtetues, përcaktimi “maqedonas” lidhet vetëm me identitetin etnik të popullit maqedonas, ndërsa emri zyrtar është Armata e Republikës së Maqedonisë…

BDI: Janevska kërkon të shfuqizohet Badenteri dhe i quan shqiptarët “komunitet i vogël”, poshtërimi nuk ka fund

Deklarata e ministres së Arsimit, Vesna Janevska, përbën sulm të drejtpërdrejtë ndaj njërës prej shtyllave të Marrëveshjes së Ohrit. Janevska e quan…