BDI: Në Ditën e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Mbrojtjes e prezantoi zyrtarisht atë si “Armata Maqedonase”

Në rendin kushtetues, përcaktimi “maqedonas” lidhet vetëm me identitetin etnik të popullit maqedonas, ndërsa emri zyrtar është Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ajo u përket të gjithë qytetarëve dhe të gjitha bashkësive që e përbëjnë shtetin.

Ndoshta Ministria, pa dashje, ka përshkruar realitetin që vetë Qeveria po krijon.

Shqiptarët janë larguar sistematikisht nga pozitat e larta dhe nga qendrat vendimmarrëse në sektorin e mbrojtjes. Dhjetë drejtorë në Ministrinë e Mbrojtjes asnjë shqiptar. Në nivelet ku merren vendimet, prania shqiptare është reduktuar deri në përjashtim të plotë.

Armata financohet edhe nga taksat e shqiptarëve. Shqiptarët kanë shërbyer dhe vazhdojnë të shërbejnë në uniformën e saj. Familjet shqiptare ia kanë besuar këtij institucioni bijtë dhe bijat e tyre. Askush nuk ka të drejtë ta shndërrojë atë në pronë simbolike dhe institucionale të vetëm një bashkësie.

Ndërkohë, s’vlen-i hesht. Ministrat dhe zëvendësministrat e tyre ruajnë kolltukët, ndërsa shqiptarët humbin pozitat në polici, në ushtri dhe në gjithë sistemin e sigurisë. Roli i tyre është reduktuar në arsyetimin e vendimeve të VMRO-së dhe në prodhimin e komunikatave kundër BDI-së.

Kërkojmë korrigjimin e menjëhershëm të emërtimit, publikimin e strukturës etnike të pozitave drejtuese në Ministrinë e Mbrojtjes dhe rikthimin e përfaqësimit të drejtë të shqiptarëve në të gjitha nivelet e vendimmarrjes.

Armat e Republikës së Maqedonisë së Veriut është institucion i përbashkët. Çdo përpjekje për ta paraqitur dhe ndërtuar si institucion monoetnik cenon drejtpërdrejt karakterin multietnik të shtetit dhe frymën e Marrëveshjes së Ohrit.

Related posts

BDI: Ndërtimi pa leje në tokë shtetërore rifillon, Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Çairit heshtin

Ndërtimi në rrugën “Qemal Sejfulla”, i denoncuar publikisht vitin e kaluar si ndërtim pa leje në tokë shtetërore, ka rifilluar. Në maj…

BDI: s’Vlen-it ia dhanë Ministrinë, kulturën vazhdon ta drejtojë VMRO.

Emërimi i ish-ministrit Zoran Ljutkov për koordinator nacional për kulturë tregon sa peshë ka realisht s’Vlen-i brenda Qeverisë. Pas rikonstruimit, Ministria e…

BDI: Janevska kërkon të shfuqizohet Badenteri dhe i quan shqiptarët “komunitet i vogël”, poshtërimi nuk ka fund

Deklarata e ministres së Arsimit, Vesna Janevska, përbën sulm të drejtpërdrejtë ndaj njërës prej shtyllave të Marrëveshjes së Ohrit. Janevska e quan…