BDI: Në Ministrinë e Mbrojtjes, 10 nga 10 drejtorë janë maqedonas, alarm serioz për përjashtimin e shqiptarëve nga sistemi i sigurisë

Në Ministrinë e Mbrojtjes, 10 nga 10 drejtorë janë maqedonas, alarm serioz për përjashtimin e shqiptarëve nga sistemi i sigurisë

Të dhënat zyrtare të publikuara nga Ministria e Mbrojtjes tregojnë se të dhjetë drejtorët e Ministrisë janë maqedonas, ndërsa asnjë shqiptar nuk ushtron funksion drejtues në nivel drejtorie.

Ky disproporcion paraqet një goditje të rëndë ndaj parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, një nga shtyllat mbi të cilat është ndërtuar stabiliteti institucional dhe marrëdhëniet ndëretnike në vend.

Sektori i sigurisë dhe mbrojtjes kërkon besim të ndërsjellë, balancë dhe përfshirje të të gjitha komuniteteve. Përjashtimi i shqiptarëve nga nivelet ku merren vendimet strategjike cenon këtë besim, krijon ndjenjë margjinalizimi dhe dëmton karakterin multietnik të institucioneve që kanë përgjegjësi për sigurinë e të gjithë qytetarëve.

Edhe më shqetësuese është heshtja e Vlen-it. Për më shumë se dy vit enë pushtet, përfaqësuesit e tij nuk kanë arritur të mbrojnë as përfaqësimin minimal të shqiptarëve në institucionet kyçe të sigurisë. Mungesa e rezultateve dëshmon paaftësi për të mbrojtur interesin shqiptar dhe një kapje që i ka lënë pa zë përballë vendimeve diskriminuese.

Përfaqësimi i drejtë në institucionet e sigurisë nuk është çështje statistikash. Është garanci për besimin, stabilitetin dhe sigurinë afatgjatë të shtetit.

Related posts

BDI: As etnike, as etike - VLEN ka humbur të gjitha vlerat që i proklamonte si “ndryshim”

Kur erdhi në pushtet, nga frika prej VMRO-DPMNE-së, VLEN e ndërtoi propagandën politike mbi sloganin se “etika është para etnikes”. Sot, pas…

BDI: Pres-konferencë lidhur me shkeljen e regullores së kuvendit nga ana e kryeparlamentarit Afrim Gashi

Shkup, 15 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Rina Ajdari – Koordinatore e Grupit Parlamentar & Anëtare e Kryesisë së Këshillit…

BDI: Për herë të parë që nga viti 2007, RTVM mbetet pa asnjë drejtor shqiptar

Koalicioni VMRO-ZNAM-VLEN po e vë nën kontroll të plotë politik Radio Televizionin e Maqedonisë së Veriut, duke rrënuar pavarësinë, profesionalizmin dhe karakterin…