BDI: Puçistët e dështuar të Levicës dhe avokatët e VMRO-së Taravari dhe Sela i bashkohen fushatës antishqiptare

Përderisa Bashkimi Demokratik për Integrim është fuqishëm e angazhuar për avancimin e rrugës së eurointegrimit të vendit, kultivimin dhe fuqizimin e vlerave proeuropiane të barazisë, ndërtimin e raporteve të mira ndërfqinjësore dhe ruajtjen e konzistencës strategjike proeuropiane, Aleanca për Shqiptarët e Zijadin Selës dhe Arben Taravarit ka vendosur të bëhet avokat mbrojtës i VMRO DPMNE-së dhe fushatës së saj në thelb antishqiptare. Puçistët e dështuar të Levicës dhe VMRO-së përmes shpifjeve dhe demagogjisë populiste tentojnë të maskojnë veten për atë se pa iu dridhur qerpiku u bënë bashkë me doktrinën e Levicës e cila proklamonte tërheqjen e njohjes së Kosovës, qëndrimet e tyre dhe të VMRO-së kundër Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, kundër Marrëveshjes së Prespës, përdorimit të gjuhës shqipe, qëndrimet anti SHBA, anti NATO dhe anti BE. Për mbështetjen e vazhdueshme të këtyre qëndrimeve të partive të bllokut opozitar maqedonas, ASH mori dënimin e merituar nga qytetarët duke pësuar rënie drastike të rejtingut me përgjysmimin e numrit të votave në zgjedhjet e fundit lokale. Qytetarët e vendit duke qenë plotësisht të vetëdijshëm se vendi nuk duhet të devijojë nga rruga e integrimit në Bashkimin Europian dhe partneritetit me SHBA, tashmë 20 vite qëndrojnë në mbështetje të Ali Ahmetit dhe BDI-së, si faktor që me vendosmëri ruan vlerat e demokracisë europiane në vend. Bashkimi Demokratik për Integrim në çdo strukturë qeverisëse me projekte konkrete ka avancuar vlerat e barazisë, ka faktorizuar shqiptarët në institucionet e vendit, ka pasur dhe ka prioritet jetën cilësore të qytetarëve të vendit. Këto të arritura janë realitet i pakontestueshëm dhe akuzat e pabaza të ASH-së nuk mund të hedhin pluhur dhe të minimizojnë peshën e tyre. Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon që të kërkojë vetingun në çdo instancë gjyqësore dhe të kërkojë denoncimin e çdo rasti me dëshmi objektive e jo me plasime mediatike të pabazuara për senzacionalizëm banal.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…