Besimi: Pjesëmarrja e odave ekonomike ka rol të rëndësishëm në procesin e avancimit të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve

“Përforcimi i bashkëpunimit ekonomik, investimet e reja të huaja në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Bullgarisë, si edhe intensifikimi i ndërtimit të korridorit rrugor dhe hekurudhor ndërmjet dy vendeve që do të kontribuojë në rritjen e mundësive për tërheqjen e investimeve”, këto ishin konkluzionet e takimit të përfaqësuesve qeveritarë dhe odave ekonomike nga pala e Maqedonisë dhe Bullgarisë. Takimi u mbajt në kuadër të mbledhjes së parë të grupit të sapoformuar të punës me Bullgarinë për Ekonomi, Tregti dhe Inovacione, organizuar nga Ministria e Financave. Bashkëkryesues të këtij aktiviteti ishin ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe ministri i Investimeve dhe Rritjes së Republikës së Bullgarisë, Daniel Lorer. Në këtë ngjarje fjalim mbajti edhe zëvendëskryeministri Fatmir Bitiqi. – Pjesëmarrja e odave ekonomike ka rol të rëndësishëm në procesin e avancimit të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve. Përmes programeve konkrete të bashkëpunimit do të punohet në përmirësimin e klimës afariste me qëllim të rritjes së vëllimit të investimeve ndërsa idetë dhe propozimet e komunitetit të biznesit i japin vlerë shtesë fushave dhe programeve prioritare tashmë të përcaktuara, si dhe atyre që do të dalin si rezultat i tyre, theksoi Besimi. Ministri Lorer potencoi se do të punohet për përmirësimin e klimës së biznesit, si dhe për përmirësimin e investimeve në kompanitë inovative dhe instrumentet e tjera financiare. Njëkohësisht, Lorer tha se ideja e takimeve të tilla është që të dëgjohet drejtpërdrejt nga komuniteti i biznesit se cilat janë perspektivat e investimeve. Përfaqësuesit e odave ekonomike treguan interesim të qartë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e investimeve nga vendet që i përfaqësojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën së Bullgarisë. Në këtë takim nga pala e Maqedonisë morën pjesë Antoni Peshev nga Oda ekonomike e Maqedonisë, kryetari i LOE-së, Trajan Angelovski, kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Nebi Hoxha, kryetari i AmCham, Dragan Davitkov, drejtori i Delegacionit të ekonomisë gjermane, Pratrick Martens, kryetarja e MASIT-it, Aneta Antova Pesheva dhe kryetari i Odës Ekonomike Maqedono-Bullgare Kiril Lazarov. Nga pala e Bullgarisë ishin të pranishëm, AmCham – Bullgari nga Asociacioni i Inovacioneve, nga Asociacioni i Bullgarisë për Teknologjitë Informatike, nga Asociacioni industrial bullgar, Oda Ekonomike Bullgaro-Maqedonase, Oda ekonomike Bullgaro-Spanjolle, Biznes klubi Bullgaro – Maqedonas dhe Oda ekonomike Francezo-Bullgare.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…