BDI: Rritje simbolike e pagave, ndërsa shpenzimet janë rritur për 6.000 denarë në vit

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim serioz për përkeqësimin e standardit jetësor të qytetarëve, si rezultat i politikave të pamjaftueshme ekonomike të Qeverisë.

Edhe pse Qeveria u mburr me rritjen e pagave për rreth 1.600 denarë, realiteti në terren tregon se kostoja e jetesës gjatë vitit të fundit është rritur për së paku 6.000 denarë në muaj për çdo familje. Kjo nënkupton se qytetarët realisht përballen me rënie të fuqisë blerëse dhe çdo ditë luftojnë për të mbuluar nevojat bazë.

Çmimet e ushqimit, energjisë elektrike, derivateve të naftës dhe shërbimeve bazë janë në rritje të vazhdueshme, ndërsa masat e Qeverisë mbeten të vonuara dhe të pamjaftueshme. Në vend të zgjidhjeve sistemore, qytetarëve u ofrohen rritje që nuk mjaftojnë as për të mbuluar shpenzimet për ushqim dhe pije.

BDI vlerëson se është e domosdoshme ndërmarrja urgjente e masave konkrete për stabilizimin e çmimeve dhe mbrojtjen e standardit jetësor. Në të kundërtën, do të vazhdojë trendi i varfërimit të qytetarëve dhe rritja e pabarazisë sociale.

BDI mbetet e përkushtuar në ofrimin e zgjidhjeve reale dhe të qëndrueshme që do të sigurojnë stabilitet ekonomik dhe jetë më të mirë për të gjithë qytetarët.

Të fillojmë me rritjen e pagës minimale në 35.000 denarë.

Related posts

BDI: 0 shqiptarë në shpërblimet shtetërore “8 Shtatori” – edhe suksesi i shqiptarëve po bëhet i padukshëm

Edhe këtë vit, shqiptarët janë lënë jashtë nga shpërblimet shtetërore “8 Shtatori”, ku ndahet shpërblimi më i lartë për vepër jetësore dhe…

BDI: Pas më shumë se dy vitesh, Afrim Gashi pranon se VLEN nuk e ka legjitimitetin e shqiptarëve

Pas më shumë se dy vitesh në pushtet, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, më në fund pranoi publikisht atë që BDI e…

BDI: Vlen me zgjidhje diskriminuese, joligjore dhe të kushtëzuar për nxënësit shqiptarë në Butel

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj marrëveshjes së prezantuar nga zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani, për nxënësit shqiptarë të Sh.F. “Petar…