BDI: Skandaloze, Taravari citon Hitlerin, të kërkojë falje dhe të fshijë postimin menjëherë

E pabesueshme, por fatkeqësisht e vërtetë. Kryetari i komunës së Gostivarit dhe Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës për shqiptarët, Arben Taravari, sjell Adolf Hitlerin në politikën e Maqedonisë së Veriut nëpërmjet një metafore të papranueshme, skandaloze, të tmerrshme dhe të pakuptimitë e të pa provokuar të shkruar në faqen e tij në Facebook.Taravari paturpësisht citon Hitlerin të ketë thënë: “meqë populli na votoi ne, tani le të durojë dhe vdekjet!”Taravari pa asnje vonesë duhet përulësisht të kërkojë falje të gjitha viktimave, familjeve të tyre, qytetarëve dhe ta fshijë menjëherë postimin e tij në Facebook.Gjithashtu, të gjithë anëtarët dhe udhëheqësia e partisë së tij duhet që menjëherë ta dënojnë këtë akt të papranueshëm dhe të distancohen nga qëndrimi absurd i Taravarit.Kërkojmë edhe nga bota akademike, opinionbërësit, mediat dhe gazetarët, shoqatat joqeveritare ta ngrisin zërin kundër këtij qëndrimi të Arben Taravarit i cili nuk ka vend në shoqërinë tonë.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…