BDI: Qëndrimi pro-hitlerian i Taravarit nuk ka vend në shoqërinë tonë demokratike

Vazhdon edhe sot të qëndrojë postimi skandaloz në faqen e Facebookut të kryetarit të Komunës së Gostivarit dhe Sekretarit të përgjithshëm të Aleancës, Arben Taravari në të cilin citon Hitlerin: “meqë populli na votoi ne, tani le të durojë dhe vdekjet!”I papranueshëm është plasimi dhe përdorimi i çfarëdo metafore apo fraze të këtillë në fjalorin e një politikani dhe bartësi të një funksioni publik në një vend që thelbin e funksionimit dhe zhvillimit ka demokracinë dhe promovimin e vlerave të saj.Mendësia absurde dhe skandaloze e shprehur në postimin e Taravarit është ofendim ndaj sovranit dhe shkelje flagrante e normave demokratike të politikëbërjes.Presim që Taravari të reflektojë dhe të kërkojë falje publike ndaj të gjithë qytetarëve, ndaj familjarëve të viktimave. Ftojmë edhe Aleancën për Shqiptarët që të distancohet dhe të dënojë këtë qëndrim absurd të anëtarit të udhëheqësisë së saj.Qëndrimi prohitlerian i Taravarit nuk ka vend në shoqërinë tonë demokratike dhe si i tillë meriton të dënohet nga bota akademike, opinionbërësit, mediat dhe gazetarët, shoqatat joqeveritare.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…